Kultura dhe përgjegjësia për t’u siguruar mes shqiptarëve ngelet e ulët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Intervistë me Avni Ponari, Drejtor i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA

Kultura dhe përgjegjësia për t’u siguruar mes shqiptarëve ngelet e ulët.

Avni Ponari, Drejtor i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, thotë për “Monitor” se kjo e bën thelbësore orientimin e tyre drejt produkteve të detyrueshme për të siguruar mbulim më të madh ndaj rreziqeve.

Si e vlerësoni ecurinë e tregut të sigurimeve në vitin 2021 dhe cilat ishin zhvillimet më të rëndësishme, në këndvështrimin tuaj?

Tregu vazhdon me të njëjtën situatë, me mangësitë të cilat janë evidentuar që në liberalizimin e tij, mungesa e kulturës dhe mungesa e reformave të rëndësishme që i japin atij rolin që ka si një nga tre shtyllat kryesore në zhvillimin e vendit.

Duhet bashkërendim dhe koordinim i të gjithë faktorëve dhe aktorëve për të theksuar rolin që ka ky treg. Fakti që jemi vendi me konsumin më të vogël për frymë, rreth 40 euro në vit, për produkte sigurimi, e shpjegon qartë dhe e thotë në heshtje mendimin e tij.

Tregu i sigurimeve ngelet i varur në pjesën dërrmuese te produktet ligjërisht ose faktikisht të detyrueshme. Cilat janë mundësitë dhe sfidat që vëreni në rritjen e peshës së produkteve vullnetare në tregun shqiptar?

Mungesa e kulturës dhe reformat e thella në rritjen e përgjegjësisë së individit e bën këtë treg të dominohet nga sigurimet e detyrueshme, që janë ato motorike, veçanërisht tek 60% e kompanive.

Megjithatë, SIGAL e ka kapërcyer herët këtë hendek dhe raporti i sigurimeve vullnetare mbi ato të detyrueshme janë të dukshme prej 15 vitesh tashmë.

Por, për shqiptarët mbetet themelore dhe primare fokusimi drejt së detyrueshmes, për shkak të kulturës dhe jo përgjegjësisë.

Cilat ishin sfidat kryesore që shoqëria juaj përballoi gjatë pandemisë dhe çfarë përshtatjesh keni parashikuar në modelin e biznesit tuaj për të ardhmen?

Pandemia na mbylli në zyra dhe në shtëpi, por nuk na shkëputi nga klientët. Punuam në drejtim të shitjeve online dhe krijuam hapësira për projekte dixhitale, të cilat po i shfaqim ngadalë te klientët tanë. Disa projekte që tashmë janë të përbotshme.

Lexo edhe :  “Ku do jetojmë? Ne s’na dogji as gjermani”/ Delvina e mbuluar nga hiri i zi i zjarreve

“Shqipëria LIVE”, “SIGAL AUDIOBOOKS”, raportimi online i dëmeve, garancitë shëndetësore për spitalet online etj., kanë krijuar lehtësi për klientët, por njëkohësisht më shumë përgjegjësi për punonjësit e SIGAL në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Si e vlerësoni rolin e AMF-së, në drejtim të zhvillimit të tregut të sigurimeve dhe çfarë mund të bëjë më shumë rregullatori për të ndihmuar zhvillimin e mëtejshëm të tij?

Për rregullatorin, mbetet gjithmonë i rëndësishëm dixhitalizimi dhe ndjekja e parametrave të kompanive nga raportet online. Sa më shpejt të bëhen këto, aq më mirë është.

Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe shumë vende të tjera, pa folur për ato të Komunitetit Europian, mbikëqyrjen e kanë mbi bazën e raporteve online dhe mbi bazën e parametrave të funksionimit të kompanisë.

Cilat janë rreziqet kryesore me të cilat biznesi i sigurimeve do të përballet në vitet në vazhdim dhe çfarë mund të bëhet për të rritur penetrimin e sigurimeve në vend?

Sigurimet janë gjithmonë brenda rreziqeve. Ato nuk shesin letra dhe marrin para. Dhe as blejnë rreziqe dhe qëndrojnë në pritje të ngjarjes së sigurimit.

Gjithë këto aksidente, të shoqëruara me viktima dhe të plagosur, djegiet e apartamenteve, humbjet, vjedhjet, dëmet shëndetësore, dëmtime biznesesh, përmbytje apo dëmtime të kulturave bujqësore janë ngjarje sigurimi, ndërsa dëmet e paguara janë mijëra herë më të larta se primet e paguara.

Me 40 euro që paguan një drejtues mjeti për “Kartonin Jeshil”, me qëllim udhëtimin jashtë vendit, është i ekspozuar ndaj dëmeve që mund të kushtojnë miliona euro.

Ata që janë përfshirë në aksidente jashtë Shqipërisë e dinë shumë mirë sa prim kanë paguar dhe sa dëme kanë paguar kompanitë në emër të tyre.

Pas çdo primi të paguar fshihet një dëm shumë i madh i cili paguhet nga kompania e sigurimit.

Por, shqiptarët duan të jenë të siguruar, por nuk duan të paguajnë primin. Primi i paguar është, në fund të fundit, kontrata e sigurimit ose vërtetimi se jeni i siguruar.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV