Qytetet nëntokësore në botën e lashtë, midis miteve dhe realitetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Strukturat nëntokësore, dhe ndonjëherë edhe qytete të tëra, kanë qenë gjithmonë pjesë e miteve dhe besimeve fetare në mbarë botën. Ndërsa disa prej tyre janë zbuluar, shumica prej tyre jo. Krahas këtyre tregimeve për qytetet nëntokësore, ka edhe histori të tjera mbi rrjete dhe tunele nëntokësore që lidhin vende të ndryshme, apo edhe vendbanime të nëndheshme, të cilat ndonjëherë shtrihen për shumë kilometra.

Sipas traditave mitologjike anembanë globit, qytetet nëntokësore quheshin kryesisht si hyrje për në botën e nëndheshme. Atje shkonin zakonisht të vdekurit. Pak njerëz të gjallëlejoheshin ta vizitonin apo do të komunikonin me shpirtrat e të vdekurve, Zotat, mbretërit apoushtritë e botës së nëndheshme.

Por në disa raste, dhe sipas legjendave, ata mund ta ringjallnin edhe një të vdekur. Një nga qytetet më të famshme mitike nëntokësore është qyteti Agarta, që thuhej se ndodhej në qendër të Tokës, Bërthama e Tokës. Origjina e këtij miti është Azia Qendrore, dhe raca që banonte në këtë mbretëri nëntokësore u quajt Agarti.

Teozofistët i referohen Agartës si një kompleks i madh shpellash dhe një rrjet nëntokësortunelesh që banohej nga Asurat (demonët e këqij) dhe armiqtë e Perëndive. Ky rrjet nëntokësor supozohet se është krijuar nga njeriu. Në mitologjinë hindu, ka disa legjenda qëflasin për një race të quajtur Nagas, krijesa inteligjente si gjarpërinj me fytyra njerëzore, që thuhet se jetojnë në shpella nëntokësore.

Ata përshkruhen si “fëmijë të Perëndive”, si të pavdekshëm dhe të aftë për të fluturuar, që u martuan me mbretër dhe mbretëresha njerëzore, dhe shumë të avancuar në aspektin shpirtëror. Po ashtu brenda shumë legjendave kineze, dragonjtë nuk ishin kafshët e shëmtuara fluturuese siç i njohim ne sot, por krijesa shumë të mençura që ishin këshilltarë të mbretërve.

Legjendat tibetiane flasin për njerëzit që hyjnë në shpellat e Naga-s. Thuhet se ato ishin pjesë e një rrjeti që gjarpëronte nën tokë për shumë kilometra brenda maleve të Azisë.

Ajo që është interesante në këto mite, është se një dritë e çuditshme buron në ato sfera nëntokësore si një lloj Dielli i brendshëm. Pra sipas përrallave mitike, qytetet e nëndheshme nuk janë të zhytura në errësirë. Disa nga këto vende të nëndheshme besohet se gjenden brenda Tokës, megjithëse në të kaluarën ato ndodheshin në sipërfaqen e saj.

Legjendat thonë se ata u detyruan të zhvendosen nën tokë për shkak të rrethanave ekstreme si sulmet, apo ndoshta edhe ndryshimet klimatike. Shambhala (një fjalë sanskrite që do të thotë “vend paqeje”) është një tjetër vend i shenjtë i famshëm, që disa besime e konsiderojnë si një Parajsë shpirtërore.

Por të tjerë besojnë se Shambhala është një qytet i vërtetë nëntokësor, dhe gjatë historisë ka pasur histori mbi–njerëz që e kanë vizituar atë. Legjendat tregojnë se Mbreti i Shambhalas udhëtoi për në Indi për të takuar Budën, dhe për të dëgjuar mësimet e tij.

Lexo edhe :  Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Një ndryshim i madh midis Agarta dhe Shambhala, është se i pari mbahet mend si një vend i demonëve, ndërsa Shambhala përshkruhet si një qytet i shenjtë. Spiritualistja e njohur Helena Blavacki, mendonte se Shambhala ndodhet në shkretëtirën e Gobit. Në anën tjetër të Tokës, kemi legjendën amerikane Akakor, që frymëzoi filmin aventuresk të vitit 2008 “Indiana Xhons dhe Kafka e Kristaltë”.

Në kronikën e Akakor, Tatunca Nara, një udhërrëfyes në xhunglën e Amazonës, pretendoi se kishte parë qytetin, dhe përshkroi jo vetëm qytetin, por edhe kronikat e mbretërisë së nëndheshme. Sipas legjendave të Akakor, “Zotat” erdhën nga një sistem diellor i njohur si Shuerta, dhe ndërtuan një sistem tunelesh nëntokësore në Amerikën e Jugut.

Ky qytetërim krijoi 13 qytete nëntokësore në Amerikën e Jugut në xhunglat e Amazonës, ku asnjëri prej tyre nuk është gjetur deri më tani. Ndërkohë në mitologjinë Maja kemi qytetin mitik nëntokësor Xibalba, “toka në të cilën perëndon Dielli”, e cila ishte e banuar nga superheronj dhe perëndi, një qytetërim që supozohet se u zhduk rreth Mesjetës.

Hyrja në këtë botë mendohej se ndodhej në Guatemalë, dhe përshkrimi i strukturave dhe vendndodhjeve brenda Xibalba-s përshkruhen në Popol Vuh, historia Quiche e krijimit tëbotës sipas Maya. Në Greqi, kemi mitet e Hadesit dhe botës së nëndheshme, një mbretëri ku jetonin perënditë dhe heronjtë.

Brenda mitologjisë greke, Plutoni (Hadesi) ishte Zoti i botës së nëndheshme. Jeta e përtejme ishte e ndarë në seksione të ndryshme, Elizium dhe Tartarus. Legjendat norvegjeze flasin për xhuxhët, qenie të nëntokës që lidhen me mjeshtërinë në fusha të ndryshme. Racat e ndryshme të xhuxhëve besohej se i furnizonin me armë Perënditë

Edhe legjendat irlandeze flasin gjithashtu për botën e nëndheshme me historitë e tyre të njerëzve të quajtur Tuatha De Danaan (Njerëzit e perëndeshës Danu), një racë që u zhvendos nën tokë kur në ishull mbërriti një popull rival. Sot Tuatha De Danaan quhen fata.

Në Egjipt, historianët Herodoti dhe Straboni rrëfyen histori mbi një tempull të madhnëntokësor që përmbante 3000 dhoma plot me piktura dhe hieroglife, një labirint i humbur që nuk është gjetur ende. Ndërkohë në kohët moderne, vazhdojnë të shtohen historitë e njerëzve që hyjnë në këtë mbretëri të nëndheshme.

Dëshmitë arkivore tregojnë se Hitleri dhe nazistët zbuluan në Antarktidë një hyrje për në qendër të Tokës. Nazistët i bënë jehonë pretendimeve për një qytetërim mbinjerëzor që jeton brenda Tokës. Edhe sot, disa njerëz vazhdojnë të besojnë se nazistët ishin në kontakt me ta, duke i drejtuar dhe madje duke ndarë me ta teknologjinë.

Ndërsa nuk ka asnjë provë të këtij lloji të kontaktit, ne e dimë se gjatë Luftës së Dytë Botërore, nazistët zotëronin teknologjinë më të avancuar, e cila shpesh e tejkalonte atë të armiqve të tyre. / ancient origins

Të fundit

Rama batuta me gazetaren nga Konferencë në Luksemburg: Mos po më pyet me Chat GPT belg?

Nga konferenca në Luksemburg, nuk munguan as batutatë mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve. Ai hodhi batuta me një gazetare, e...

Dyshohet se vrau partneren në Gjermani, vetëdorëzohet shqiptari

Pas vdekjes së dhunshme të një gruaje 32-vjeçare në Oberhausen, partneri i saj 47-vjeçar, shqiptar i Kosovës, është arrestuar dhe do të paraqitet para...

Berisha nga Durrësi: Ka dy ditë që nuk fle dhe i vë nofka gjigandit LaCivita-s

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin elektoral në Durrës. Berisha ka thënë se Rama, sipas tij ka disa ditë pa gjumë...

Shqipëria hap negociatat për ‘Tregun e Brendshëm’, Begaj: Hap i rëndësishëm drejt BE-së

  Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të të 2-të të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim i marrë sot...

“Të kremtojmë çdo hap të vogël”, Marta Kos: Shqipëria në BE, më pranë se kurrë

Komisionerja për Zgjerim në BE, Marta Kos, gjatë konferencës së përbashkët në Luksemburg, u shpreh se Shqipëria është më pranë se kurrë për të...

Lajme të tjera

Web TV