Veliaj jep lajmin e mirë: Mundësi të re për kredi të buta për familjet e reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familjet dhe çiftet e reja në kryeqytet që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë të re sipas normave të interesave të tregut, do të përfitojnë nga mundësitë e reja që Bashkia e Tiranës do të krijojë këtë vit për programin e kredisë së butë dhe për bonusin e qirasë.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se mbështetja për familjet e reja është një nga prioritetet e Bashkisë.

“Pika që reflektohet në këtë ndryshim buxheti ka të bëjë me atë që quhet bonusi i strehimit. Ne kemi marrë një sasi të re mundësish për kredi të buta edhe nga Enti i Banesave. Duam ta reflektojmë dhe të hapim një proces tjetër. Ajo që ne mund të bëjmë si një nga operatorët që jo vetëm vendos urbanizimin, por dhe që lehtëson familjet e reja në marjen  e shtëpisë së parë, është që të kërkojmë sa më shumë ndihmë në mundësitë e kredive te reja dhe ky është një reflektim tjetër dhe bonusi i strehimit që ne e kemi për këtë ndryshim të buxhetit”, theksoi Veliaj.

Ndërkaq, një tjetër reflektim në buxhet ishte dhe sa i përket një hapësirë agroteknologjike në Farkë.

“Nëse shkoni nga zona e Lundrës drejt zonës së Farkës ku është fusha e Helikopterëve,  keni vënë re një shesh të madh ndërtimi pronë e Bashkisë së Tiranës, ku janë vendosur tani kolonat dhe do vendosen panelet që do të jetë tregu i madh agroushqimor. Ne nuk duam që ai të jetë vetëm treg shumice, ne duam të kemi aty minisera për të demonstruar si funksionon një serë moderne. Ne duam që ai të jetë më shumë se sa një treg ushqimor, të jetë dhe një hapësirë agroteknologjike”, deklaroi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

U shpall i zhdukur nga familja, gjendet i groposur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit në Kosovë. Një person i cili ishte raportuar më herët si...

Lajme të tjera

Web TV