E pazakontë, gruaja lind binjakë me baballarë të ndryshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vajzë braziliane pretendon se ka sjellë në jetë binjakë me baballarë të ndryshëm pasi kreu marrëdhënie seksuale me dy burra në të njëjtën ditë. Vajza 19 vjeçare nga Brazili shpjegoi se bëri një test të atësisë sepse donte të konfirmonte se kush ishte babai i djemve të saj

Nëna e re kishte vendosur të bënte testin sepse pas tetë muajsh kishte dyshime se kush ishte babai. 19-vjeçarja mblodhi ADN-në nga personi që mendonte se ishte babai i djemve, por pas dy testeve, rezultatet dolën pozitive vetëm për njërin prej binjakëve, raportojnë mediat e huaja.

Më pas asaj iu kujtua se kishte bërë seks me një burrë tjetër në të njëjtën ditë dhe kur personi i dytë bëri një test, ai tregoi se ishte babai i binjakut të dytë. Mjeku Túlio Franco shpjegoi se fekondimi në vezë të ndryshme ndodhi brenda pak orësh midis njërës dhe tjetrës.

Fenomeni njihet shkencërisht si superfekundacion heteroparental. Sipas mjekut, ky është një fenomen jashtëzakonisht i rrallë dhe është rasti i 20-të që ka ndodhur në botë. Mediat lokale raportuan se fëmijët tani janë 16 muajsh, por Dr Franco foli për rastin vetëm këtë javë.

“Kjo shtatzëni ndodh kur dy vezë nga e njëjta grua fekondohen nga burra të ndryshëm. Në këtë rast, materiali gjenetik i prindërve është i ndryshëm dhe vezët e nënës gjithashtu. Foshnjat zhvillohen së bashku në të njëjtën shtatzëni, por secili në placentën e vet”, shpjegoi doktori.

Të fundit

‘Paga mesatare është rritur dy herë’/ Rama: Janarin që vjen, minimalja do shkojë 500 euro

Kryeministri Edi Rama thotë se paga  minimale do të shkojë 500 euro janarin që vjen. Në komunikimin me ndjekësit...

PS çel fushatën të shtunën, Rama: Nesër, dita e rënies së gongut zyrtar

Kryeministri Edi Rama thotë se nesër, 11 prill është dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës së 11 majit. Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët,...

Leku ‘mund’ euron, mësoni me sa këmbehen monedhat e huaja sot

Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet me 98.5 lekë në blerje dhe 99.2 lekë në shitje. Dollari amerikan blihet me...

Nëntë vende për t’u parë në 2025, në listë edhe Shqipëria: Ideale për plazh dhe eksplorim

Shqipëria është mes nëntë vendeve, që BBC u sugjeron lexuesve t’i vizitojnë përgjatë vitit 2025. Në artikull, prestigjiozja britanike shkruan se Shqipëria ka qenë prej...

Skema e pensioneve ‘ha’ buxhetin!

Kontributet e derdhura në fondin e sigurimeve shoqërore vijojnë të jenë të pamjaftueshme për të paguar të gjithë pensionistët në vend. Edhe pse vjet...

Lajme të tjera

Web TV