Një humbje jete dhe 88 persona të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 484 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 88 qytetarë, në këto bashki:

39 në Tiranë, 9 në Fier, 7 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Durrës, 3 në Berat, nga 2 në Shkodë, Vau i Dejës, Vlorë, Tepelenë, Gramsh, nga 1 në Pukë, Krujë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Klos, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Delvinë, Korçë.

Janë 1,513 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Mallakastra 63 vjeç.

Janë shëruar 189 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,792 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Shtator 2022)

Raste të reja ditore                88

Të shëruar në 24 orë          189

Të shtruar në spitale             15

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                     484

Lexo edhe :  Ambasadori Bucci mbyll mandatin, Veliaj e nderon me “Çelësin e Qytetit”:

Testime totale                   1,970,376

Raste pozitive                      329,890

Raste të shëruara                  324,792

Raste Aktive                             1,513

Humbje jete                              3,585

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    700

Shkodër                 167

Durrës                     134

Elbasan                   126

Vlorë                         88

Fier                           81

Gjirokastër                61

Berat                           51

Korçë                          44

Dibër                           30

Lezhë                          29

Kukës                           2

Të fundit

“Shqipëria për të huajt”,Rama i përgjigjet komentit:2024 ka pasur 980 mijë pushues vendas

“Shqipëria për të huaj dhe pak për shqiptarët. Me të vërtetë e ke? Këta të huajt kur vijnë, e...

Shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e Akademisë së Shkencave, Ja shkaku!

Seanca në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e Akademisë së Shkencave është shtyrë këtë të mërkurë.  Shkak ishte mungesa e njërit prej anëtarëve të trupës gjykuese.  

Sherri Lapaj-Qori në protestë/ Zbardhen prapaskenat: Çfarë ndodhi për një mikrofon?

Kreu i ‘Nismës Thurje’, Endri Shabani, ka zbuluar  detaje nga sherri mes mbështetësve të ‘Lëvizjes Bashkë’ të Arlind Qorit dhe Adriatik Lapajt, drejtuesit të...

SHBA, fillon puna për të bllokuar emigrantët që hyjnë nga Meksika

Donald Trump është zotuar se do të godasë emigracionin e paligjshëm dhe puna tashmë ka filluar. Punëtorët kanë vendosur pengesa në Rio Grande, që...

Gjigantët e teknologjisë bashkojnë forcat, do të investojnë 500 miliardë dollarë në IA

OpenAI po bashkon forcat me Oracle dhe Softbank për të investuar 100 miliardë dollarë për të ndërtuar menjëherë qendra të dhënash të afta për...

Lajme të tjera

Web TV