TIMS në duart e Iranianëve, opozita thërret Çuçin, AKSHI-n dhe SHISH  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetët e mazhorancës dhe të opozitës janë bërë bashkë në Komisionin e Sigurisë dhe kanë rënë dakord që të thërrasin në seancë dëgjimore të gjitha institucionet e sigurisë në vend në lidhje me sulmin kibernetik të Iranit.

Ende nuk dihet se si është situata në pikat kufitare ajrore dhe tokësore, por mendohet se rrjeti i hakerve kanë marrë në dorë gjithë databasen e hyrjes dhe daljeve në kufi. Të paktën Grupi Homeland Justice ka njoftuar se databazën në fjalë bashkë me atë të e-albanias dhe e këmben me bitcoin. Konfirmimi vjen nga vetë grupi Home Land Justice e cila sipas kryeministrit Rama qëndron pas sulmeve kibernetike të fundit të lidhura edhe me goditjen ndaj platformës e-albania në korrik të këtij viti.

Llogaridhënia tek Siguria

Ministri i Brendshëm, kreu i shërbimit informativ dhe drejtoresha e AKSHIT do të thirren në një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë të Kuvendit për të dhënë informacion mbi sulmin kibernetik nga Irani. Mazhoranca aprovoi kërkesën e opozitës, qëndrimet e së cilës ishin kritike për mënyrën se si janë shpenzuar fondet për të garantuar sigurinë kibernetike. Krerët e institucioneve përgjegjëse për sigurinë në vend do të thirren në seancë dëgjimore për të dhënë shpjegime mbi sulmin kibernetik nga Irani. Opozita paraqiti kërkesën në Komisionin parlamentar për Sigurinë Kombëtare, ku si shqetësim kishte nivelin e përgatitjes së shtetit shqiptar përballë të tilla situatash. Kërkesa është mbështetur edhe nga kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço, i cili u shpreh se seanca duhet të zhvillohet me dyer të mbyllura. Edhe deputeti tjetër i PD, Flamur Noka kërkoi që të jepen sqarim se ku kanë shkuar 195 mln euro që janë shpenzuar për mirëmbajtjen e sistemeve. “Sipas Microsoft, një sulm i nisur që në maj të vitit 2021 dhe duhet parë sesa të ekspozuar dhe të paaftë jemi ne dhe ku mund të ndihmojmë edhe ne nëse duhet, që shteti shqiptar të mos kthehet në një hallë të dobët në aleancën euroatlantike”, u shpreh Salianji. “Ne kemi kaluar në këtë komision kontrata me vlera të mëdha të cilat garantonin mbrojtjen nga sulmet dhe jepnin sigurinë kibernetike. Fakti që janë kontrata që kapin një shifër rreth 195 milionë euro dhe përsëri sistemi është i sulmueshëm, do të thotë që ka nevojë që të jepen shpjegime, ku shkuan, çfarë efekti dhanë, a mos u bënë rrush e kumbulla edhe këto para”, tha Noka. Kryetari i Komisionit Nasip Naço dha aprovimin për zhvillimin e seancës dëgjimore, duke kërkuar që politika të bëhet bashkë në të tilla raste. “Bie dakord me kërkesën tuaj. Të mblidhet edhe kryesia e komisionit dhe të rakordojmë. Është një çështje senistive për të gjithë. Nëse duhet të jemi ndonjë ditë bashkë, kjo është dita për të marrë masat dhe për të përballuar këtë agresion kibernetik ndaj shtetit tonë. Një seancë që do jetë me dyer të mbyllura dhe nuk do jetë për publikun”, tha Naço. Sipas vendimit, në Komisionin e Sigurisë do të thirren të raportojë Ministri i Brendshëm, kreu i shërbimit informativ dhe drejtuesit e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Lexo edhe :  Bashkitë dhe privati do të detyrohen të investojnë në teknologji

 

 

Të fundit

E rëndë/ Përmbyset varka turistike, raportohet për dhjetëra viktima

Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë ende të zhdukur pasi një varkë turistike u...

20 Korrik 1944: Komploti i fundit kundër Rajhut, shansi për të ndryshuar historinë

Nga Leonard Veizi Në mes të vapës së një vere të përgjakshme, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po i afrohej pikës së kthesës së saj...

“Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, Efi reagon pas akuzave

Personazhi i njohur, Efi Dhedhes, është përballur së fundmi me akuza se ka pasur kontakte me persona të dënuar në burgje. Një ndjekëse e ka...

Nga Zheni Gjergji te Ferdinand Xhaferri, ja kush pritet të largohet nga kryesia e PD

Sali Berisha tashmë e ka vulosur se nuk do të respektojë neni “Basha” dhe nuk do ta fusë partinë në zgjedhje të reja për kryetarin. Askush...

2 dekada në koma, ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al- Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, pas...

Lajme të tjera

Web TV