Përse do paguanin më shumë rusët, se sa për të vënë në krye të PD një antiamerikan?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Sali Berisha pranoi sot se Partia Demokratike është financuar nga Rusia, por se Lulzim Basha ka zhdukur dokumentet dhe ata nuk kanë fakte në dorë . Ai po ashtu përsëriti akuzën e tij se fal këtij krimi, Lulzim Basha ka qenë peng tek SHBA dhe u detyrua të distancohej dhe nga Sali Berisha.

Natyrisht që nuk është serioze të marrësh seriozisht Sali Berishën kur bën deklarata, por meqë tema është shumë e ndjeshme, pasi në këtë rast dëgjojnë dhe të huajt duhet të sqarojmë kuptimin e atyre që thotë.

Ajo që thotë Berisha është se PD është financuar nga rusët, por përfituesi ka qenë Basha si proamerikan, dhe fal financimit rus, Berisha është zbuar nga PD prej Bashës. Pra në finale Berisha do të thotë se fiancimi rus është përdorur nga amerikanët për të larguar Berishën nga PD. Pra më shkurt ti bie që amerikanët kanë përdorur paret ruse për të larguar Berishën nga PD përmes Bashës.

E kuptoj që është e lodhshme se ëhstë marrëzi, por është një marrëzi që duhet shpjeguar. Dhe i vetmi shpjegim është se Berisha nga 9 Shtatori i vitit të kaluar e derisa të vdes botën do ta shpjegoj me Lulzim Bashën. Ja sa thjesht e shpjegoi sot. Pranoi që PD ka marrë pare ruse, pranoi dhe që këto pare i ka marr Basha dhe meqë amerikanët e kapën, ai u detyrua të shiste Berishën që të shpëtonte.

Tani ky pretendon të drejtoj PD më tej, PD që ka marrë pare ruse, dhe  që do të ketë kryetar partie një antiamerikan. Po përse do paguanin më shumë rusët se sa për të vënë në krye të PD një antiamerikan? Atyre vetëm në PD nuk u paskan ik lekët dëm.

Të fundit

Durana Tech Park, hapen thirrjet për aplikime

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja ftoi sot bizneset të aplikojnë për t’u vendosur në Durana Tech Park, parku...

Thirrje për pjesëmarrje në botimet e DPA-së

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka kënaqësinë të ftojë studiuesit, ekspertët e arkivave të trojeve shqiptare dhe të mbarë rajonit, si edhe çdo...

65-vjetori i themelimit të Gramshit, përurohet instalacioni i veçantë

Gramshi festoi në prag të kësaj mesjave 65-vjetorin e themelimit të këtij qyteti, bashkëmoshatar me uzinën e famshme të prodhimit të armëve luftarake të...

Shqipëria bëhet’ dhe Lëvizja ‘Bashkë’ dy partitë e para që duan të regjistrohen në KQZ

“Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt dhe Lëvizja “Bashkë” e Arlind Qorit, janë dy partitë e para që kërkojnë në KQZ të regjistrohen për 11 Majin,...

Zbresin sërish temperaturat, ku pritet të bien reshje dëbore dhe të ketë erë të fortë

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN sesi do të jënë kushtet e motit për ditën e sotme dhe...

Lajme të tjera

Web TV