Kreu i PD, Sali Berisha, nga takimi që kishte ma banorët në Pukë, u ndal tek financimi i Partisë Demokratike nga Rusia. Ai i bëri thirrje Lulzim Basësh që të tregojë të vërtetën, duke i kujtuar se tanimë nuk “është më Edi Rama që t’i mbyllë gjërat”.
“PD kaloi një situatë të pashembullt ndonjëherë, por sot është në këmbë, 7 korriku dëshmoi se është opozitë më e fortë se kurrë.
Tani del problemi i ish-kryetarit, që kam thënë se është peng i Ramës…. kjo situatë mori fund. Lidhur me financimin ju sqaroj ju se nuk ka një parti që të ketë kontribute historike më shumë se PD për lidhjen me perëndimin, SHBA, NATO, që të ketë punuar me efiçensë kundër interesave ruse, dëshmia më e thellë TAP. Në atë projekt qeveria e PD ka luajtur një rol parësorë. Rusët kanë punuar kundër nesh, ne nuk pranojmë kurrë të flirtojmë me ta”, tha Berisha.