“Kush e la derën e hapur për sulmet kibernetike?”, Karamuço: Ka njerëz që blihen lehtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Siguria kibernetike në vend ka qenë fokusi i ditëve të fundit, pas sulmeve nga Irani që paralizuan disa sistem, ndër to edhe TIMS.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur në lidhje me situatën, dhe tha se qeveria duhet të gjejë sa më shpejt personat përgjegëjs që “e lanë derën hapur” për këto sulme dhe sipas tij kjo nuk është e vështirë.

Eksperti i çështjeve të sigurisë shtoi gjithashtu se në ambasadën e Iranit janë gjetur servera që përdoreshin për këto sulme, ndërsa theksoi se dëbimi i diplomatëve ishte mëse i justifikuar.

“Sot ka pasur një panair për aktivitetet inteligjente, edhe me mbështetjen e SHBA-ve dhe të gjithë kanë rëndë dakord që ti kërkojnë qeverisë shqiptare të gjejë sa më parë personat përgjegjës që lanë derën hapur. Nuk është aq e vështirë. Pastaj po ti hyjmë anës objektive. Nëse jemi përballë një qëllimi, bashkëpunimi apo neglizhence. Kam dyshime që persona të caktuar që blihen fare lehtë. Në ambasadën e Iranit janë gjetur servera për sulmin që është kryer. Servera dhe pajisje që janë përdorur nga diplomat në mbulim, por që kanë qenë nga garda revoulcionare për këto qëllime.

Ambasada iraniane ishte vetëm 100 metra në vijë ajrore nga AKSHI. Kemi shembullin e konsullatës ruse në Bronx që kishte vendosur antena të mëdha dhe kapte të gjitha sinjalet, telefonike etj dhe u vu në alarm i gjithë Nju Jork.

Nuk kam folur se ishte ende i rezervuar si informacion, por kryeministri ka folur, atëherë unë them po, ka ndodhur, kjo është ngjarje shumë e rëndë dhe e kanë merituar largimin. Pas gjetjes së këtyre pajisjeve ndërprerja e marrëdhënieve ka qenë shumë e justifikuar. Po t’i kthehemi konsullatës së Bronxit, aty ka edhe klonim pasaportave të shtetasve amerikanë që aplikonin për vizë në Rusi. Ne jemi në rrezikun e klonimit të të dhënave tona personale te persona të tjerë te vende jo miqësore. Sepse çfarë i duhet një shteti për të regjistruar një individi? Shenjat e gishtave, gjerneralitetet, të dhënat. Nuk ka më sulm, ka vetëm ekspozim dhe përqeshje. Sulmi ka mbaruar. Edhe këto që dalin nuk janë sulm, janë ekspozim, janë demaskim”, tha Karamuço.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV