Pse dështoi protesta e tij? Meta: Nuk bëhet zhurmë tek Landfilli i Sharrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë për RTSH, ish-kreu i Shtetit Ilir Meta ka folur midis të tjerash edhe për protestën e tij të fundit.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka justifikuar sërish dështimin e protestës së zhvilluar më 13 shtator në Landfillin e Tiranës, ku nuk ka incenerator.

Meta tha në emisionin “Publikisht” se nuk priste pjesëmarrje të madhe në protestën tek Landfilli i Sharrës, pasi pretendon se nuk është vendi i duhur për të bërë zhurmë.

“Duhet të keni parasysh se nëse dikush dëshiron të ketë pjesëmarrje nuk mund t’i ftojë njerëzit të shkojnë në Sharrë, qoftë për largësinë, qoftë për infrastrukturën , qoftë për hapësirën. Nuk është atje për të bërë zhurma. Vajtja atje ishte një mesazh i qartë, një tematikë e qartë me firma të ekspozuara atje me qytetarë. Unë për vete vajta atje për herë të parë”, deklaroi ndër të tjera ai.

Të fundit

Dalma Maradona zbulon dhuratën më të çuditshme të Diegos: Ia ktheva dhe ai u zemërua

Diego Armando Maradona ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për personalitetin dhe karakterin e tij. Dhe midis shumë anekdotave që kanë...

Qeni kafshon një 3-vjeçar në Tiranë, procedohet penalisht pronari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin në gjendje të lirë...

Ndërron jetë Arnaldo Pomodoro, skulptori i famshëm i sferave prej bronzi

Ka ndërruar jetë Arnaldo Pomodoro, skulptori i famshëm i sferave prej bronzi, në prag të ditëlindjes së tij të 99-të, njoftoi fondacioni që mban...

Serbia ”tregon muskujt”/ Vuçiç mbledh “kokat” e ushtrisë në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po përpiqet të projektojë vendin e tij si një fuqi ushtarake në rritje në Ballkan. Këtë e dëshmon edhe mbledhja...

Kryetarja e Bashkisë Roskovec paraqitet në SPAK

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Raportohet se...

Lajme të tjera

Web TV