Financimi rus i PD, Berisha ngre grup auditimi për ‘të hetuar’ Lulzim Bashën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Sali Berisha ka ngritur një grup auditimi për të hetuar çështjen e skandalit të financimit rus të Partisë Demokratike, skandal për të cilin ai sot akuzon Lulzim Bashën, edhe pse prej vitesh e kishte mbrojtur. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Kryesisë dhe Sekretariateve, struktura që janë zgjedhur nga Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit. Sipas Report Tv, kryetare e këtij grupi auditi është emëruar Ledina Mandija. Florian Mima, Edmond Spaho dhe Eno Bozdo janë anëtarët.

Rikthimin e dosjes së lobimit rus të PD-së pas publikimit nga informacione nga raporte sekrete amerikane se PD është financuar në 2017 me rreth 500 mijë dollarë nga Rusia, Sali Berisha po vijon që ta përdorë si ‘armë’ për të sulmuar Lulzim Bashën. Edhe në konferencën e së premtes (23 shtator), Sali Berisha, bëri thirrje që komisioni auditit, i ngritur po nga Rithemelimi, të fillojë shpejt punën dhe të bëjë transparencë për akuzat se PD është financuar nga Rusia në 2017. Berisha akuzoi drejtpërdrejt si përgjegjës Lulzim Bashën dhe se do të bëjnë të pamundurën për atë që hetim që mund të bëjnë.

Para disa ditësh, SHBA publikuan një raport ku bëri me dije se në 2017, Partia Demokratike ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia. Kjo detyroi edhe ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim që të bëjë bashkë përfaqësuesit e partive politike në Shqipëri, e të vërë theksin se financimi rus është rrezik për demokracinë.

Të fundit

PD, analizën e humbjes nuk e bën humbësi!

Nga Sebi Alla Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ua ka bërë të qartë të tijëve dhe publikut se gjëja...

Ekzekutuan biznesmenin, dënohet me 30 vite burg Endrew Bode, 20 vite Alban Velo

Gjykata e Tiranës dënoi me 55 vite burg në total autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, ngjarje e ndodhur në 16 dhjetor të...

Taulant Balla në bazën e NATO-s në Letoni, vendos lule aty ku ranë dy dëshmorë

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ndodhet në një vizitë zyrtare në Letoni ku ka vizituar bazën ushtarake të NATO-s, në Adazi. Ai është takuar...

Shefi i NATO-s: Jemi të rrezikuar nga Rusia, mbroni qiellin!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se Rusia është një kërcënim dhe rrezik real. Rutte u shpreh se duhet të jemi...

Ylli Manjani: Berishës i ka ngelur ora te narkoshteti, na vë pullë në Europë

"PD është në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi", kështu është shprehur avokati Ylli Manjani teksa komentoi rinumërimin e votave për...

Lajme të tjera

Web TV