Lame kujton Hajredin Pashën: Nuk ka kush jua merr tokën 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bulqiza ishte stacioni i radhës ku, në zonën kadastrale 1764 që mbulon fshatin Gjoricë, Agjensia Shtetërore e Kadastrës përfundoi regjistrimin fillestar dhe filloi dorëzimin e certifikatave të pronësisë së tokave bujqësore dhe banesave.

Drejtori i Kadastrës Shqiptare Artan Lame, kryetari i Bashkisë Bulqizë Lefter Alla dhe shefi i zonës së Bulqizës Albjon Gjimi ishin të pranishëm në këtë event në fshatin Gjoricë, i cili konsiderohet si “Myzeqeja e Bulqizës” për shkak të shtrirjes së madhe fushore dhe pjellorisë së tokës.

E gjithë kjo zonë punohet intensivisht dhe jep prodhime bujqësore të bollshme. Është pikërisht ky fakt që shpjegon që, megjithëse bëhet fjalë për një zonë të thellë, interesi i fermerëve për procesin e certifikimit të tokës të ishte i madh. Procesit të certifikimit ju nënshtruan rreth 1100 parcela bujqësore, si edhe rreth 500 objekte, banesa, magazina, etj. Vlen të theksohet se në këtë rast regjistrimi fillestar u mundësua përmes marrëveshjes së përbashkët Bashki-Kadastër, sipas së cilës Bashkia prokuron punimet dhe matjet fushore, ndërsa Kadastra merr përsipër prodhimin e produktit hartografik dhe certifikimin e tij. Kjo është një teknologji të cilën vitet e fundit Kadastra po përpiqet ta përhapë edhe në Bashki të tjera, pasi jo vetëm që do të përshpejtonte procesin e regjistrimit të pasurive, por edhe do të krijonte kapacitete teknike të reja të specializuara pranë pushtetit vendor. Janë një numër Bashkish që tashmë kanë filluar ta përdorin këtë marrveshje bashkëpunimi me Kadastrën ku mund të përmendet Bashkitë Malsi e Mashe, Kukës, Fier, Finiq, etj. Fshati Gjoricë kujtohet në histori për kryengritjen e Dibrës të vitit 1844 që u zhvillua pikërsisht në fushën e Gjoricës dhe që ka lënë si kujtim këngën e Hajredin pashës, e cila këndohet sot e gjithë ditën. “Sa kohë që tokën e kishit pa dokumenta, dukej sikur këtu vërdallë vinte ende Hajredin pasha me ushtri për t’u marrë tokën”, tha Lame. Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, tha se bashkëpunimi me Kadastrën lindi dhe si nevojë që komuniteti të kishte mundësi të investonte në pronën e tyre. Alla premtoi se do të ketë një “One Stop Shop” që do ju vijë në ndihmë qytetarëve për të aplikuar dhe për të dhënë suport për çfarë nevojë kanë ata kundrejt institucioneve të tjera dhe bashkisë.

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV