Nëna e Giorgia Melonit: Shpresoj t’u heqë të ardhurat e nënshtetësisë 18-vjeçarëve!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koalicioni i krahut të djathtë i udhëhequr nga partia e ekstremit të djathtë “Vëllezërit e Italisë” duket se do të fitojë zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të Italisë, ndërsa udhëheqësja Giorgia Meloni pritet të formojë qeverinë e re dhe të bëhet kryeministrja e parë femër e vendit.

Ndërkohë, nëna e Melonit, Anna Paratore ka dhënë një prononcim për “La Repubblica” nga shtëpia e saj në Garbatella. Ajo u shpreh se shpreson që ndër vendimet e para të qeverisë së re të jetë eliminimi i turpit të të ardhurave nga shtetësia për 18-vjeçarët.

“Shpresoj të eleminojë turpin e të ardhurave nga shtetësia për 18-vjeçarët, të cilët marrin paratë për të qëndruar në shtëpi, për të luajtur videolojëra dhe t’ua japin ato para të sëmurëve, të moshuarve që nuk ia dalin dot deri në fund të vitit, për ata që kanë vërtet nevojë, jo për ata që nuk duan të punojnë”.

Ajo nuk kishte si të mos ishte e lumtur për vajzën e saj, teksa thotë se e ka komplimentuar dje në telefon.

“Jam e lumtur si çdo nënë që gëzon për fëmijën e saj. Le të presim dhe të shohim se si do të evoluojë skenari. Ne në familje jemi mësuar të jemi të kujdesshëm, por të shohim si do të përfundojë. Sigurisht që jam e lumtur. Ajo i bëri të gjitha vetë”.

Gjithashtu, Paratore kishte dhe një përgjigje ndaj titujve të disa gazetave të cilat flasin për një rrezik neofashist.

“Bëjnë titujt që duan, të gjitha janë marrëzi. Tani duhet të punojmë për të mirën e Italisë”, deklaroi ajo.

Të fundit

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke...

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë të pastër

Një operacion i policisë italiane në Firence ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Dy të rinjtë,...

Taylor Swift e lumtur që miqësia me Lively ka mbaruar!

Taylor Swift thuhet se ka hequr dorë nga miqësia e saj dhjetëvjeçare me Blake Lively pasi u përfshi pa dëshirë në dramën ligjore të...

Lamtumira e një legjende, Luka Modric përcillet mes duartrokitjeve nga Bernabeu

Real Madrid e ka mbyllur me fitore këtë edicion në La Liga, duke mundur në “Santiago Bernabeu” Real Sociedadin me shifrat 2-0, ku protagonist...

Twitter (X) në kolaps në mbarë botën, çfarë po ndodh me rrjetin social?

Platforma X, e drejtuar nga Elon Musk, ka përjetuar një ndërprerje të gjerë shërbimi që ka prekur përdoruesit në mbarë botën. Sipas të dhënave nga...

Lajme të tjera

Web TV