”Pse e mban Hanën larg babait”/ Fansat ‘kryqëzojnë’ Loredanën pas këngës së Mozzik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Të dua” e Mozzik e lançuar disa ditë më parë, duket se ka nxitur dukshëm reagimin e Loredana Zefit por edhe të fansave të tij. Reperi i dedikoi një tjetër këngë vajzës së tij, Hanës. Mozzik kishte shkrirë në vargje të gjithë ndjesitë e një babai, i cili nuk e sheh dot të bijën e tij të rritet pasi e ka larg.

Dhe në këtë histori nuk kishte si të mungonte edhe Loredana, ku reperi nuk nguroi të hidhte “akuza” ndaj saj. Pas kësaj Zefi si rrallëherë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ku nuk munguan pyetjet rreth Mozzik dhe vajzës së përbashkët, Hanës.

Fansat të cilët duket se janë prekur nga kënga e reperit e kanë pyetur Loredanën se përse e ka larguar Hanën nga Mozzik.

“Përse e ke larguar Hanën nga babai i saj?”- e pyeti ndjekësi ndërsa këngëtarja është përgjigjur e irrituar: “Nuk do ta bëja kurrë një diçka të tillë!!!”

Loredana Mozzik

 

Gjithashtu nga mënyra si është shprehur Mozzik në këngët e tij në lidhje me ndarjen nga Loredana, gjithmonë është aluduar në rrjet së arsyeja ka qenë tradhtia.

“A e ke tradhtuar ishin?”- “Jo,”– u përgjigj e bindur reperja.

Edhe herë të tjera Zefi e ka shprehur dëshirën për të pasur fëmijë të tjerë dhe e pyetur se çfarë i mungon Hanës, artistja me plotë gojë u shpreh: “Një vëlla.”

Çifti i dha fund lidhjes pas ribashkimit verën e 2021. Loredana shkruante se duhen shumë por janë dy kokëfortë dhe nuk mund të rrinë me njëri-tjetrin prej kësaj. Por teksa të gjithë po shpresonim për një ribashkim të tretë të tyre, Loredana ka treguar edhe problemet që ajo kishte me Mozzik. Reperja ka zbuluar së fundmi se nuk ka asnjë kontakt me Mozzik.

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV