Mbyllja e sezonit turistik, Kumbaro: Ka qenë një ndër beharët më të suksesshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro ditën e sotme ndodheshin në Lalz, Durrës për të bërë një bilanc të sezonit turistik veror.

Kumbaro: Është dita botërore e turizmit. Sezoni turistik nuk ka mbaruar dhe zyrtarisht e kemi deri në 15 nëntor, ndonëse dhe dhjetori rezulton një sezon turistik më vete. Por të paktën e zgjodhëm për pjesën verore të sezonit turistik. është e rëndësishme të theksojmë se këtë vit në gjithë botën dita botërore e turizmit vjen me një koncept të ri “të rimendojmë turizmin.”

Për të bërë një lloj bilanci ndoshta jo 100% të mbyllur, por nj lloj bilanci të beharit na duhet të themi që ende sot që jemi në 27 shtator rezervimet janë plot. Durrësi, Kavaja, Saranda, Lezha janë plot. Kjo na tregon që kemi një rezultat të ri në rritjen e sezonit turistik. sezoni ishte një bashkëpunim shumë i ngushtë me qeveritë vendore. Dhe tjetra, kontakti i përditshëm me të gjitha agjencitë në territor.

Unë besoj se ky ka qenë një nga çelësat e suksesit për këtë sezon. Kemi krijuar një model shumë të mirë që na duhet ta përmirësojmë në sezonet e ardhshme. Cilësia e shërbimit në pjesën më të madhe të strukturave akomoduese është në rritje. Pasi e mbyllën sezonin veror kemi shumë arsye për të thënë që ka qenë një ndër beharët më të suksesshëm. A ishte kjo verë më e pastër se sezonet e tjera verore? Po. Është punuar çdo ditë në gjithë territorin duke pastruar plazhet 24 orë në ditë.

Të fundit

Cërrik, 65-vjeçari mbytet në kanalin vaditës

Në fshatin Shtërmen, dyshohet se aksidentalisht është mbytur në një kanal vaditës, shtetasi G. B., rreth 65 vjeç. Trupi i...

Vështirësi në përdorimin e e-Albania, bashkitë hapin zyra në ndihmë të qytetarëve

Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë në përdorimin e platformës e-Albania mund t’i drejtohen zyrave të posaçme që janë hapur nga bashkitë...

Javë ‘përvëluese’/ Paralajmëron meteorologu: Nuk do ta besoni sa do arrijnë temperaturat

Shqipëria do të përfshihet nga një valë të nxehti me temperatura ekstreme gjatë kësaj jave. Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje “live”, paralajmëroi se...

Falsifikonin datën e skadencës së produkteve, lihen në arrest shtëpie 2 vëllezërit

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia dy vëllezërit Agim dhe Florenc Domi administrator dhe magazinier të një ambjeti që u gjetën produkte të skaduara në Vorë. Me kërkesë edhe...

Hidhet shorti i Conference League/ Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo në panik

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti për turin e tretë kualifikues të Conference League, ku Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City janë njohur...

Lajme të tjera

Web TV