Rezulton e suksesshme kura eksperimentale për Alzhaimerin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rezultatet e një ilaçi që duket se ngadalëson sëmundjen e Alzhaimerit përfaqëson një “moment historik”, janë shprehur ekspertët.

Kompanitë farmaceutike Eisai dhe Biogen kanë sqaruar se medikamenti i tyre funksionon kur rekomandohet në fazat e para të sëmundjes.

Detajet e studimit priten ende të publikohen, por deri më tani duket se ngadalëson ritmin e degradimit të trurit. Megjithatë, kjo ka shërbyer mjaftueshëm për të ngazëllyer shkencëtarët dhe organizatat që merren me demencën.

Lecanemab është krijuar që të shfarosë grumbujt e proteinave toksike të beta-amiloidit që shtresëzohen në trurin e njerëzve të sëmurë me Alzhaimer. Dhjetëra teste ilaçesh të tjera kanë dështuar duke shtruar para shkencëtarëve dyshimin nëse problemi ishte vërtet amiloidi.

1795 vullnetarëve në fazat e hershme të Alzhaimerit iu injektua lecanemab çdo dy javë dhe i nënshtroheshin testeve të kujtesës dhe aftësisë mendore. Ritmi i rënies konjitive ishte reduktuar me 27%  në harkun kohor të  18-muajve.

Përveç  kësaj, u vu re se niveli i proteinës toksike në tru ishte ulur. Efektet anësore përfshijnë ënjtje të trurit dhe dhimbje koke. Ky medikament nuk do të funksionojë për forma të tjera të demencës.

Të fundit

Paradoksi shqiptare/ Bizneset kërkojnë njerëz, shteti shpenzon më shumë për të papunët

Sipërmarrje që kërkojnë punonjës me dëshpërim dhe individë të aftë që trajtohen me pagesë papunësie. Është ky një ndër...

Kosova – qendër e shqiptarizmit…

(Nga takimet në Gjermani me shkrimtarin Martin Camaj) Shkruan: Jusuf Buxhovi Poetin Martin Camaj e njihja që nga fëmijëria në saje të veprave “Nji fyll ndër...

Dita e Verës, nis përgatitja për festën që mbledh shqiptarët në Elbasan

Krahas agjendës festive që Bashkia Elbasan ka përgatitur që prej datës 9mars e që do kulmojnë për Ditën e verës, gjithashtu një plan masash...

Prokuroria konfiskon 500 mijë euro e dy pasuri të Alda Klosit dhe bashkëshortit të saj

Prokuroria e Tiranës konfiskon pasuritë e Alda Klosit, ish-shefe e kabinetit të ish-ministrit Arben Ahmetaj, e dënuar për fshehje të pasurisë. Bëhet fjalë për...

G7 diskuton mbi Ukrainën pasi SHBA rifillon ndihmat për Kievin

Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës (G7) do të mblidhen për një takim disa ditor në Kanada. Diskutimet do...

Lajme të tjera

Web TV