U tërhoq nga vendimi për rritjen e çmimit të energjisë, Rama shpjegon arsyet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim online njoftoi se nuk do të hyjë në fuqi çmimi i ri i energjisë elektrike, duke shpjeguar edhe arsyet për këtë vendim.

Rama tha se inflacioni e solli lufta dhe jo qeveria, duke shtuar se është vënë re një kursim i energjisë elektrike, si edhe ka pasur një rritje të reshjeve dhe po ashtu pritet që edhe në vijim të ketë shtim të reshjeve, arsye që sipas tij sollën edhe këtë qëndrim.

“Rol të rëndësishëm ka fillimi i një qasjeje pozitiv të abonentëve për ta kursyer energjinë. Kemi pasur përmirësim të nivelit në Fierzë dhe presim të materializohet edhe parashikime për reshje të tjera, ndaj në këto kushte dhe me angazhimin e plotë për të shfrytëzuar çdo mundësi, qeveria e ka barrën ta menaxhojë këtë , që aplikimin i fashës 800kë të mos hyjë në fuqi në muajin tetor. Të gjithë duhet të jenë të vëmendshëm që ta kursejnë sa më shumë energjinë. Inflacionin e  ka sjellë lufta jo qeveria, por qeveria do të jetë në krye të detyrës njësoj si me pandemine apo tërmetin , t’ja dalë edhe në këtë situatë”, tha Rama.

Të fundit

Samiti në Tiranë, nënkryetari i PD sulmon liderët evropianë: Na e keni shpifur!

Jo vetëm Sali Berisha, por në sulm për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt më 16 maj...

Trupi i Artan Lames vjen të shtunën në Shqipëri, mesazhi prekës i bashkëshortes

Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahuri përfundimisht këtë të premte pasi qëndroi në koma cerebrale, si pasojë e...

“Mamma mia, çfarë copash”/ Pritësi italian lumturohet për drogën që i dërgojnë shqiptarët

Media ka siguruar pjesë të përgjimeve të SPAK për dosjen Ura, përmes të cilave është bërë e mundur dokumentimi i trafikut ndërkombëtar të drogës...

Gjatë fushatës drejtuesit politikë rrinin në kafe te lokali i PD/ Me kë e ka Berisha?!

Kreu i PD Sali Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me faktin se disa drejtues politikë të Partisë Demokratike në qarqe nuk kanë...

Dështojnë diskutimet me BE-në/ Trump njofton taksë 50% për të gjitha mallrat nga SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump, përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, ka paralajmëruar në mënyrë të qartë vendosjen e tarifave shtesë prej 50%...

Lajme të tjera

Web TV