Kryefjala e mediave sportive për ditën e sotme është fitorja e Inter ndaj Barcelonës në ‘San Sio’. Milanezët marrin vendin e dytë mes vuajtjeve dhe tani fitojnë një moral shtesë pas disa ndeshjeve të vështira.
Ndjekim disa nga titujt kryesorë për ditën e sotme:
Pas natës magjike të Champions League, Gazzetta dello Sport i dedikon titullin në faqen e parë suksesit të zikaltërve: “Interi me zemër”. Çfarë Champions! Goli i Calhanoglus vendos sfidën. Nga ana tjetër Napoli i jep leksion futbolli Ajax-it duke e mposhtur me rezultat 1-6 në Amsterdam.
“Napoli Hyjnor” ka shkruar Corriere dello Sport. Napoli shtang Ajax me rezultat 6-1 në Amsterdam dhe kualifikimi është një hap larg.
Titulli i ‘Tuttosport’ e sheh Zonjën e Vjetër si protagoniste: “Juve, nata e kampionëve”. Referenca është për Angel Di Maria, i thirrur në një super paraqitje ndaj Maccabi Haifa për të arritur fitoren e parë në Champions League me bardhezinjtë.
Në Francë, L’Equipe i dedikon kopertinën fitores së Marsejës 4-1 ndaj Sporting Lisbonës: “Plot shpresa”. Megjithë një ndeshje e luajtur me dyer të mbyllura, Marseja ka arritur të dominojë portugezët, të cilët do të takohen sërish pas një jave.
Në Britaninë e Madhe, Mirror Sport hapet me fitoren e Liverpool 2-0 ndaj Rangers: “Puthja e Glasgow-t. Alexander-Arnold hesht kritikët me një super gol nga goditja e dënimit.
“Modric kthehet dhe Madridi buzëqesh” është titulli i madrilenes AS. Barça bie 1-0 ndaj Interit dhe futet sërish në telashe. Xavi thërret për një penallti.
Katalanasja Sport hapet me titullin: “Liga e Kampionëve është e komplikuar”. Barça humbet në Milano dhe do të detyrohet të mposhtë Interin të mërkurën për të qëndruar në garë.
“Dera për të tetat” ka shkruar Marca. Sot Real Madrid-Shakhtar ora 21:00. Të rinjtë e Ancelottit kërkojnë një grup me pik të plota që nuk e kanë arritur që prej 14-15.