Zgjedhjet lokale/ Lufta e tre gjelave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Koha ikën edhe më shpejt sesa do të donin liderët politik për të rregulluar punët e tyre. Zgjedhjet lokale po afrojnë ditën e cila pritet të jetë në javët e para të majit të vitit të ardhshëm, por si mazhoranca ashtu edhe opozita nuk janë në avatazh.

Qeverisjes do i duhet të përballet me një krizë energjitike që është në prag, me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, rritjen e çmimit të karburanteve dhe pakënaqësisë që vjen nga “prekja e të ardhurave” të qytetarëve.

Ndërsa opozita nëse do ishte në një “kohë tjetër”, këtë situatë do e kishte në favor, por edhe ajo është në hall. Më shumë kohë do të donte. PD-ja mbetet e përçarë me Berishën i cili de fakto bën rolin e kryetarit, por është edhe “Grupimi Basha” që edhe pse nuk gëzon mbështetje të plotë në elektorat, mbahet pas vendimit peng të Gjykatës së Apelit që nuk po shprehet se kujt i takon partia edhe ligjërisht.

Po ashtu Partia e Lirisë ka hallet e saj, pasi kreu Ilir Meta ka të paktën tre dosje të hapura në SPAK, fundi i së cilëve nuk dihet si do jetë. Në këtë kaos të garantuar, e sigurt është se zgjedhjet e ardhshme lokale më shumë se kurrë do të maten si politike.

Aty do të shihet forca e PS-së që qeveris tërësisht e vetme dhe mban përgjegjësinë po e vetme dhe opozita që në këtë rast ka shansin për të matur mbështetjen në elektorat. Për t’i dhënë dozën e duhur këtyre zgjedhjeve padyshim që tre liderët Edi Rama i PS-së, Sali Berisha i PD-së dhe Ilir Meta i PL-së do të “eklipsojnë” kandidatët për kryetarë bashkishë, duke marrë vetë ata rolin e protagonizmit.

Lexo edhe :  “Po i bëjnë terror psikologjik"/ Berisha ankohet për vuajtjet e Metës në burg

Duhet të ishin zgjedhje tipike lokale, ku qytetarët të votonin mbi bazën e kandidatit dhe premtive që do jepte për ndryshimin e qytetit, por edhe këtë herë nuk ka për të funksionuar në këtë formë.

Zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm do të kenë shumë ngjyrim politik dhe fare pak lokal. Opozita është shumë në disfavor pas inga 61 bashki që ka vendi vetëm njërën ruan, pikërisht Shkodrën që në një lloj forme mbetet si “kalaja e fundit” që nuk është marrë nga PS.

Në vitin 2019, PS përfitoi nga një vendim politik i opozitës me në krye Lulzim Bashën që bojkotoi zgjedhjet, duke ia dhuruar kundërsharin pa asnjë “kosto” ndonëse pritshmëritë e Bashës që nuk dolën kurrë ishte se pas djegies së mandateve dhe refuzimit për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale do i shkurtonte ditët Ramës.

Në fakt rezultoi tërësisht e kundërta. Basha vertetë nuk do jetë aktiv në këto zgjedhje, por ironikisht do të çojë ujë në “mullirin e PS-së” nëse arrin që të mbajë të përçarë PD-në që është zaptuar nga Berisha.

Për literaturë dhe studime politike këto zgjedhje do jenë interesante, sepse në një mënyrë parashkruhet fati i tre liderëve që do masin veten në raport me qytetarët dhe jo mes tyre.

Të fundit

E pazakontë në Kurbin, 62-vjeçari denoncon humbjen e të fejuarës së djalit!

Një 62-vjeçar ka denoncuar humbjen e të fejuarës së djelit të tij. Ngjarja ka ndodhur në Sanxhak të Kurbinit, teksa...

Gjenevë/ Shqipëria merr çmimin ‘WSIS Prizes 2025’ për kategorinë ‘e-Government’

Shqipëria ka marr çmimin “WSIS Prizes 2025” për kategorinë “e-Government” në Gjenevë. Në një nga ngjarjet më prestigjioze globale të teknologjisë dhe inovacionit, në ceremoninë e...

Papa Leo XIV i dërgon letër Kryepeshkopit Joani, zbulohet mesazhi

Papa Leo XIV i ka dërguar mesazh përmes një letre Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturi Joanit (kreut të Kishës Ortodokse shqiptare). Në...

Evropa Perëndimore përjeton qershorin më të nxehtë ndonjëherë

Qershori 2025 u regjistrua si muaji më i nxehtë ndonjëherë për Evropën Perëndimore, sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Koperniku. Temperaturat mesatare arritën në 20,49°C, duke...

Dash Sula ‘thumbon’ Berishën: Bufi s’di të ikë, por as të ecë përpara!

Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula ka thumbuar përmes një postimi në rrjetet sociale, kreun e PD Sali Berisha. Ndërsa ka publikuar një foto ku shfaqet me...

Lajme të tjera

Web TV