Kryeministrja e Britanisë, Liz Truss ka shkarkuar nga detyra Conor Burns, ministër në Departamentin për Tregtinë Ndërkombëtare.
Ai akuzohet për sjellje të papërshtatshme në konferencën e Partisë Konservatore këtë javë.
Zëdhënësi i Burns, tha për The Sun se do të “bashkëpunonte plotësisht për hetimin dhe mezi pret të pastrojë emrin e tij”.
“Pas një ankese për sjellje të pahijshme serioze, kryeministri i ka kërkuar deputetit Conor Burns të largohet nga qeveria në mënyrë të menjëhershme.
Kryeministri ndërmori veprime të drejtpërdrejta për t’u informuar për këtë pretendim dhe është e qartë se të gjithë ministrat duhet të ruajnë standardet e larta të sjelljes siç pret me të drejtë publiku”, pohoi më tej zëdhënësi.
Largimi i shpejtë i Burns duket se tregon se Truss dëshiron të veprojë më shpejt se Boris Johnson kur bëhen akuza kundër deputetëve konservatorë.