Eleminimi i Pjerin Xhuvanit/ Analisti paralajmëron video të tjera: Po shiten shtrenjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin “Pikat mbi i” po diskutohet mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit gjatë fushatës zgjedhore në prill të vitit 2021.

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se prokuroria i ka pasur pamjet e vrasjes, por se palët janë kujdesur që të zhduket çdo material në lidhje me ngjarjen.

“Prokuroria i ka pasur pamjet. Atëherë u kujdesën të gjitha forcat që të zhdukej çdo material në lidhje me ngjarjen. Ndonjëherë për rastësi në momente të caktuara nga nnjë tentativë për të vrarë dy vëllezër apo diçka tjetër zbulohet një tjetër rast. Kjo është fushata zgjedhore dhe kështu përplasen palët.”

Nga ana tjetër analisti Artur Zheji deklaroi se do të ketë edhe video të tjera që do të dalin nga vrasja, të cilat sipas tij janë në “ankand” dhe janë shumë “të shtrenjta”.

“Mendoj se do ketë edhe video të tjera, krimi lë gjithmonë gjurmë. Videot kanë dalë në ankand dhe po shiten shumë shtrenjtë. Është gjykuar që për interesa të grupeve kriminale këto video duhet të dalin. Nuk e kuptoj pse është xhiruar, është e çuditshme. Të paktën ka vepruar me gjaftohtësi policia. Thënë gjithë kjo të paktën nuk i kanë hedhur benzinë zjarrit. Gjykatësit janë të pambrojtur dhe bandat në Elbasan i kanë shumë pranë. Mjafton që t’i thotë “të fala kalamajve” dhe ata e kuptojnë vetë mesazhin, pra çështja duhet të kalojë në Tiranë.”, tha ai.

Të fundit

Papa Leoni XIV, Eric Cantona dhe Albert Camus janë kushërinj

Një faqe interneti ka gjetur në pemën gjenealogjike një lidhje (të largët) midis Papa Leonit XIV dhe ish-futbollistit problematik...

Vlorë, mjeti lundrues pësoi defekt, policia u vjen në ndihmë dy turistëve

Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i kanë ardhur në ndihmë dy turistëve të huaj që lundronin me një veliere, e cila kishte...

Gjakovë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare për amanetin e Komandat Tigrit

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur sot në Gërgoc të Gjakovës, ku kanë marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në nder...

Presidenti Begaj në SHBA, ftohet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, iu rezervua një pritje e përzemërt nga komuniteti shqiptar në Philadelphia, të cilën e vizitoi ndërsa...

Lotët e grave të robërve ukrainas të luftës, episodi rrëqethës pas lirimit të ushtarëve

Pritjet dhe lotët e grave dhe nënave të robërve ukrainas të luftës, një episode rrënqethës pas lirimit të ushtarëve nga Rusia Zëri që del nga...

Lajme të tjera

Web TV