Subvencionimi për instalimin e paneleve diellore/ Si mund të aplikoni dhe kush përfitojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilltari i Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ani Hasa ka sqaruar procedurën e subvencionimit të qytetarëve për instalimin e paneleve diellore.

Ai tha se mund të aplikojnë të gjithë qytetarët që kanë një shtëpi me çati, apo në pallate me tarraca dhe jo vetëm ata në Tiranë dhe se i gjithë procesi do të jetë online.

Në fazën e parë të aplikimit cila është e hapur vetëm për subjektet tregtare ka një interes të shtuar dhe nga konsumatorët për instalimin e tyre.

“Faza e parë që është hapur nga 1-18 tetor është faza e parë për subjekte tregtuese të cilat duhet të përmbushin kriteret e thirrjes për aplikim dhe më pas agjencia ka një afat kohor, deri në datën 30 tetor që të bëj përzgjedhjen e fituesve aplikuesve në formën e subvencioneve tregtuese, dhe nga data 1 nëntor hapet për konsumatorë familjarë. Ideja ka qenë që përfitues të jenë edhe qytetarët në rrethe të ndryshme jo vetëm në Tiranë”.

Nga 1 Nëntori do të jenë vetë konsumatorët ata që do përzgjedhin tek faqja e agjencisë së eficencës së energjisë subjektet që do të instalojnë panelet diellore. Kështu siç janë vendosur kriteret për subjektet tregtare. Në faqen e agjencisë së eficencës së energjisë, nga kjo datë do të jenë të listuar edhe kriteret me dokumentacionin e nevojshëm.

“Procedura që do të ndjekë do jetë transparente, kemi hequr kontaktin me agjencinë. Do jetë vetë konsumatori që do të zgjedhe subjektin tregtues tek lista e shpallur tek Agjencia e Eficencës së Energjisë. Do ketë një sërë dokumentacionesh dhe dy mijë të parët që aplikojnë dhe kanë çdo dokument në rregull do të përzgjidhen. Do të subvencionet nga qeveria 70 % e faturës dhe vetëm 30 % nga qytetarët. Subjektet që do të instalojnë impiantin nuk duhet ta kalojnë çmimin tavan prej 140 mijë lekësh. Do të ketë një databazë me dokumentet që do ju kërkohet”.

Në këtë fazë do të ketë vetëm 2 mijë fitues. Nëse do të ketë më shumë aplikante, fitues do të shpallen ata që e dorëzojnë aplikimin të parët me gjithë dokumentacionin e kërkuar.

Lexo edhe :  Rama: Votoni masivisht PS, që më 2030 të keni pasaportën europiane të Shqipërisë

“Deri në fazën e parë do të përfitojnë vetëm 2 mijë të parët dhe sipas dokumentacionit që kanë dorëzuar dhe nëse ka një kërkesë të lartë do vijojë edhe për 2023. Qytetari në momentin që aplikon do të marrin edhe numrin e tyre në listë. Kush aplikon i pari ai fiton”.

Në Janarin e ardhshëm pritet të hapet sërish thirrja për aplikimet, me qëllim për të arritur 20 mijë instalime në 2023.

 

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV