Yuri Kim thërret në Kuvend përfaqësues të PD dhe PS/ Zbardhen diskutimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbardhur takimi i ambasadores amerikane Yuri Kim me krerët e komisioneve parlamentare, Eduard Shalsi dhe nënkryetaren Sorina Koti.

Fokusi i bisedave ishte mbështetja financinare për reformat, duke u ndalur konkretisht tek ajo në Drejtësi.

“Patëm një bisedë konstruktive dhe e vura në dijeni mbi prioritetet e komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Ku prioriteti numër 1 do jetë diskutimi intensiv për buxhetin e vitit 2023. Komisioni ynë mbikëqyr dhe monitoron Autoritetin e Konkurrencës. Natyrisht që tema e diskutimit ishte dhe mbështetja financiare për reformat që duhet të vijojnë mbi të gjitha të asaj të reformës në Drejtësi.

Mazhoranca si nismëtare e reformës në Drejtësi është e interesuar të shohë një sistem akoma më efikas” tha Shalsi pas takimit.

Ndërkaq, nënkryetarja e komisionit të ekonomisë Sorina Koti, tha se theksi i bisedës me diplomaten amerikane u vu tek reformat.

“Ambasadorja theksoi që reformat duhet të jenë akoma dhe më të thella, më agresive dhe personat që duhet të shkojnë në burg, një ditë do të shkojnë në burg. Ajo që cilësova është që qeveria mban peshën më të madhe në këtë gjë, se ata qeverisin. Opozita është denoncuese, është në terren, me qytetarët por nuk mund të mbajë kurrë përgjegjësi pse nuk funksionon shteti i së drejtës, apo institucionet publike. Kjo ishte ajo që unë raportova te ambasada amerikane. Por mbi të gjitha është bashkëpunimi me ndërkombëtarët, sepse shqiptarët duan shpresë, dhe shpresoj që nëse do të ketë dëshirë dhe nëse politikanët do jenë të ndershëm ashtu siç e kërkojnë të gjithë votuesit dhe ne që përfaqësojmë ata, do të jemi në rrugën e duhur.”- u shpreh Koti.

 

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV