“Klasa na u dogj, provimin e bëmë këmbëkryq”/ Gentian Zenelaj tregon ndodhinë në Lezhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur Gentian Zenelaj ka folur për vendlindjen dhe nostalgjinë që kemi të gjithë.

I ftuar në emisionin “Rudina” Gentjan Zenelaj ka treguar periudhën e vështirë që ka përjetuar në Lezhë në ’97-ën, vitin e trazirave dhe luftës civile në vend, ku tregoi edhe si e ka përjetuar në moshën e adoleshencës.

Ai shprehet se në Tiranë ka ardhur vetëm për shkak të trazirave sepse planet e tij ishin që të qëndronte në Lezhë dhe të studionte në Akademinë e Policisë.

“Largimi im ka ndodhur në ’97, ishte mbarimi im i gjimnazit dhe provimi jonë i maturës ishte me autoblinda. Unë e mbaj mend si tani që provimin e kemi bërë këmbëkryq në tokë sepse klasa ishte djegur dhe poshtë tek dera e shkollës kanë qenë autoblinda sepse duhet të kalonte ky gjimnaz dhe shumë miqtë e mi zgjodhën, Italinë, Francën, unë erdha në Akademinë e Arteve.

Me shumë keqardhje e lashë Lezhën sepse siç e thashë vendlindja është varri i të parëve që të lidh me njerëzit e tu të dashur. Lezhën e lashë me shumë keqardhje sepse realisht ka qenë një qytet i mrekullueshëm për të jetuar. Ka qenë interesant, intelektual se kishte shumë baza detare, baza aviacioni, kishte intelektualë, kishte poetë shumë, artista dhe e lashë me shumë keqardhje. Por ishte një vit shumë i vështirë kur u largova. Tiranën prapë e dua shumë sepse më hapi krahët dhe i jam mirënjohës sepse krijoi habitatin që unë të jetoja, kam familjen, fëmijët, kam bashkëshorten. Djali im e thotë që unë jam nga Lezha.

 

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV