Rihapet pjesërisht pas shpërthimit të madh ura që lidh Krimenë me Rusinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shpërthim masiv shkatërroi një pjesë të urës së vetme që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë, përmes ngushticës së Kerçit, ku si pasojë humbën jetën 3 persona. Zyrtarët rusë pretendojnë se viktimat ishin në një makinë aty pranë kur ndodhi shpërthimi.

Mesa duket, një pjesë e kësaj ure është rihapur për kalimin e mjeteve. Ministria e Jashtme e Rusisë publikoi këtë mbrëmje një video, ku dukeshin makina teksa përdornin urën për të kaluar.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e krahasoi shpërthimin e urës me fundosjen e kryqëzorit të raketave të Rusisë Moskva në prill.

“Dy simbole famëkeqe të fuqisë ruse në Krimenë ukrainase janë rrëzuar”, shkruhej në Tëitter.

Sulmi ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, një ditë pasi Presidenti rus Vladimir Putin festoi ditëlindjen e tij të 70-të. Shefi i Kremlinit kërkoi hetime urgjente, për ngjarjen që shkatërroi urën 19 kilometra të gjatë që lidh prej 4 vitesh Krimenë e aneksuar në 2014-ën.

Këshilltari i Presidentit ukrainas Mihalio Podoljak shkroi në Tëitter se ky ishte vetëm fillimi i dëbimit të rusëve nga i gjithë territori i Ukrainës. Megjithatë Kievi nuk ka marrë deri më tani përgjegjësinë zyrtare për këtë akt.

Të fundit

Luiz Ejlli reagon pas finales së Eurovision: Pikët shpërndahen sipas pasaportës

Luiz Ejlli ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me ndarjen e pikëve në finalen e Eurovision 2025....

Vlorë/ Humbën në ‘Gjirin e Gramës’, policia shpëton dy turistët kanadezë

Dy turistë kanadezë të cilët kishin humbur rrugën gjatë një shëtitje në 'Gjirin e Gramës', Karaburun janë ndihmuar nga policia e kufitare e Dhërmiut. Njoftimi i policisë: Mbrëmjen...

“Ju hamë të gjallë”, Dritan Demiraj ‘thumbon’ Alizotin dhe Gaz Bardhin

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke mos e fshehur zhgënjimin për humbjen e thellë të Partisë...

Rumunët votojnë në zgjedhjet që mund të thellojnë përçarjet në BE

Rumunët votojnë të dielën në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, ku mund të zgjedhin mes një euroskeptiku të së djathtës ekstreme dhe një të pavaruri...

Krimet Zgjedhore/ Elvis Roshit: Iu gjetën fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, i është sekuestruar telefoni ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, si pjesë e hetimeve për krime zgjedhore. Policia bën me...

Lajme të tjera

Web TV