Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Tetori Rozë/ Dr. Najada Kallashi: Kanceri i gjirit, më lehtë parandalohet sesa kurohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas statistikave më të fundit të kancerit të gjirit rezulton se ky kancer prek 99% të grave dhe vetëm 1% të burrave. Ndërkohë 80% e grave që preken nga ky kancer rezultojnë mbi moshën 50 vjeç, ndërsa 20 deri në 30% kanë anamnezë familjare. Një në tetë gra zhvillojnë kancer gjiri deri në moshën 80 vjeçare, ndërsa në grupmoshën 30 vjeç ky korrelim zbret në 1 grua në 233 raste.

Dr. Najada Kallashi në spitalin e Traumës, ka folur për gazetën “Fjala” se çfarë shenjash shfaq kanceri i gjirit tek gratë, diagnostikimi dhe trajtimi i tij. Gjithashtu më tej u ndal edhe tek ekografia dhe mamografia për efektet anësore të secilës nga ekzaminimet. Së fundmi u prek edhe situata pandemike në vend, pra mënyra sesi kanë mundur pacientët të kryejnë ekzaminimet dhe kontrollet gjatë COVID-19.

Cilat janë faktorët e riskut të kancerit tek femrat?

Faktorët e kancerit të gjirit tek femrat janë disa, por ne do të përmendim ndër më kryesorët; duhanpirja, anamneza familjare, trajtimi hormonal për sterilitet femëror, përdorimi kontraceptivëve, lindje të vonshme dhe ardhja e mense (menestruacioneve) prej moshës 12 vjec.

Cilat janë shenjat klinike që një grua duhet të dyshojë për problemet e gjirit?

Çdo femër duhet të drejtohet tek mjeku, nëqoftëse sheh këto shenja në gjirin e saj: Shfaqjen e një kokrre të fortë, rudhosje të lëkurës, skuqje locale apo e përhapur, shfaqje e thithit në ngjyrë të errët të kuqe apo të zezë, sekrecione nga thithi i gjirit, si dhe lëkura në trajtë portokalli, etj.

Cilat janë statistikat më të fundit të kancerit të gjirit?

Sipas statistikave më të fundit të kancerit të gjirit rezulton se ky kancer prek 99% të grave dhe vetëm 1% të burrave. Ndërkohë 80% e grave që preken nga ky kancer rezultojnë mbi moshën 50 vjec, ndërsa 20 deri në 30% kanë anamneze familjare. Një në tetë gra zhvillojnë kancer gjiri deri në moshën 80 vjeçare, ndërsa në grupmoshën 30 vjeç ky korrelim zbret në 1 grua në 233 raste.

Si bëhet diagnostikimi i kancerit të gjirit?

Diagnostikimi i kancerit të gjirit është një diagnozë multi-dimensionale. Në të gjitha ato raste kur femrat prekin një formacion në gji fillohet me një ekzaminim nga mjeku senolog apo nga mjeku i familjes. Etapa e parë imazherike për diagnozën e problemeve të gjirit është ekografia. Ekografia kryhet në çdo moshë, nuk ka efekte anësore, nuk kërkon parapërgatitje të pacientit, ka një kosto të ulët dhe koha e ekzaminimit është shumë e shkurtër. Ekografia kryhet me frekuencë 1 herë ose dy herë në vit në varësi të asaj cfarë gjendet në ekografin e parë apo edhe në varësi të faktorëve të rriskut që paraqet cdo femër për pretendente për kancer të gjirit.

Po trajtimi i kancerit të gjirit si bëhet?

Trajtimi i kancerit të gjirit është një luftë e gjatë multidimensionare. Në trajtimin e kësaj sëmundje ne themi se jemi përballë një sfide të madhe sepse kërkon një bashkëpunim të pacientes, të familjarëve të saj, me mjekun onkolog, me kirurgun si dhe me mjekun imazherist. Në kancerin e gjirit është shumë e rëndësishme të kuptojmë se në këtë sëmundje nuk ka një trajtim të duhur apo një trajtim të drejtë për cdo femër. Trajtimi i duhur apo i drejtë do të marr parasyshë rastin individual dhe preferencat personale të cdo gruaje. Janë pesë lloje kryesore në diagnostikimin e kësaj patologjie: Kirurgjia, Terapia me rrezatim, Kimioterapia, Terapia hormonale, Terapia e targetuar.

Plani i trajtimit do të bazohet në shumë faktorë, duke përfshirë llojin dhe stadin e kanceri, nëse kanceri është HER2-pozitiv (receptor hormon pozitiv), historinë mjekësore si dhe sëmundjet bashkëshoqëruese të femrës. Në përgjithësi terapitë e kancerit të gjirit ndahen në terapi lokale dhe sistemike.

Lexo edhe :  Meterologia jep alarmin: Stuhitë e Atlantikut do të godasin Shqipërinë në mes të nëntorit

Ndërsa trajtimet për kancer të gjirit janë në dy kategori: Terapi lokale, e cila përdoret për të hequr dhe shkatërruar masën kanceroze në vendin ku është lokalizuar. Kjo terapi përfshin masën kanceroze dhe një zonë të vogël rreth tij. Shembuj të terapisë lokale janë kirurgjia dhe terapia me rrezatim. Terapi sistemike, përfshin trajtimet që bëhen në të gjithë trupin për të arritur qelizat e masës kanceroze kudo ku ato mund të ndodhen në organizëm. Ilacet mund të jepen nga goja ose me anë të gjakut. Për shembull, pjesë e terapisë sistemike është kimioterapia, terapia hormonale dhe terapia e targetuar (shënjuar).

Për t’u ndal pak tek ajo cfarë përmendët më lart, sa e dëmshme është terapia me rreztim për organizmin e pacientit?

Sigurisht që radio terapia ka efektet e veta anësore për pacientët të cilët do i nënshtrohen, por parimi është i një bilanci pra cfarë ne mjekët duam të përfitojmë për të luftuar këtë sëmundje.

Nga ndryshon mamografia nga ekografia?

Mamografia ndryshe nga ekografia është një rrezatim x i përdorur për sqarimin e masave të gjirit. Fillohet me një eko gjiri dhe ne nuk mund të themi se është eko-ja ekzaminimi që jep më shumë të dhëna apo mamografia. Parimi është që njëra dorë lanë dorën tjetër dhe të dyja duart lajnë fytyrën. Që do të thotë imazhet e marra në ekografi thellohet studimi i tyre përmes imazheve të marra në mamografi.

Nëse një struktutë e gjirit nuk mund të studiohet përmes mamografisë, atëherë mbetet ekografia chekup-i i gjirit. Mamografia ndryshe nga ekografia ka specifikat e veta. Zakonisht kryhet në grupmoshat mbi 40 vjec, jo me të njëjtën frekuencë si ekografia. Kryhet në një hark kohor jo më shpesh se dy vjet. Në të gjitha ato rastet kur hasemi përballë një problemi të dyshimtë të gjirit, atëherë është mjeku imazheristë ai i cili vendos kriteret e përzgjedhjes së ekzaminimit të duhur.

Meqenëse jemi ende në muajin e cilësuar si “tetori rozë” a kemi pasur le të themi fluks të femrave këtë muaj krahasuar me muajt e tjerë që kanë ardhur për kontroll të gjirit?
Në fakt i gjithë viti është përballur me një fluks të jashtëzakonshëm të chek-up të gjirit tek femrat. Kjo edhe për shkak të situatës pandemike në vend. Ku me shfaqjen e virusit Covid-19 në vendin tonë pati një stepje totale të grave për të ardhur tek mjeku dhe bërë ekzaminimet e duhura. Madje ndodhi edhe shtyrja e chek-up me mjekun ku më përpara këto ishin rutinë. Frekuenca gjatë këtij viti ka qenë shumë më e lartë sesa vitet e tjera. Po ashtu në këtë muaj pati ndërgjegjësim të femrave, të cilat i’u nënshtruan kontrolleve të gjirit.

Pacientët të cilët paraqiten për të bërë kontroll të gjirit, vijnë me dëshirë të tyre apo të rekomanduar nga mjeku?

Kemi nga të dy llojet e pacientëve, por shumica e tyre e kanë kulturë personale depistimin dhe një pjesë tjetër vijnë nga rekomandimi i mjekut. Në përgjithësi në muajin tetor shihet një shkallë e lartë sensibilizimi i femrave për vetëekzaminim.

Po për pacientë të cilët për shkak të komplikacioneve të ndryshme në pandemi i’u është dashur të kryejn një sërë ekografish, skaner apo rezonancë etj. Sa të dëmshme janë këto për organizmin e njeriut?

Ekografia dhe rezonanca nuk shfaqin asnjë efekt anësor, ndërsa mamografia ka efektet e veta anësore por, në përgjithësi këto nuk kryhen pa rekomandimin e mjekut. Gjë e cila lë të nënkuptoj që mjeku e dinë mirë momentin dhe arsyen se pse një pacient nevojitet ta kryej këtë ekzaminim.

Të fundit

Përse abuzimi verbal është po aq i keq sa ai fizik

Fyerjet, ofendimet, të bërtiturat, fajësimi, kërcënimi, vënia në lojë, kritikat ose poshtërimi mund të jenë po aq të dëmshme...

Si të zgjidhni ngjyrën e duhur të flokëve bazuar në lëkurën dhe llojin tuaj të flokëve

Nëse po mendoni për një ngjyrë të re flokësh, ose thjesht dëshironi të ndryshoni tonin që keni, është më e lehtë të veproni nga...

NASA, ekspozitë për ndryshimet e vazhdueshme që përjeton Toka

Muzeu Kombëtar “Smithsonian” për Historinë e Natyrës çeli në tetor ekspozitën e agjencisë hapësinore NASA për informimin për Tokën. Siç njofton korrespondenti i Zërit...

Prindërit më perfektë të zodiakut i përkasin këtyre shenjave!

E keni pyetur ndonjëherë veten nëse janë pikërisht disa shenja të horoskopit që janë prindër më të mirë se të tjerët?  Epo kjo pyetje...

“Më shkulej mishi nga trupi!”/ Dëshmia rrënqethëse: Ja si më torturonte policia serbe

Hysen Kryeziu, ish aktivist për të drejtat dhe liritë e Kosovës nën pushtimin serb, sot mësues, drejtues i një organizmi që merret me dëshmorët...

Lajme të tjera

Web TV