E djathta në krye të Italisë/ Rama: Më vjen në mendje Berlusconi dhe Fatos Nano

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të mbajtur në Universitetin e Bergamos, është ndalur dhe tek marrëdhëniet mes vendit tonë dhe Italisë.

Rama u shpreh se marrëdhëniet mes dy shteteve nuk varen nga pikpamjet politike, ndërsa solli në vëmendje marrëdhëniet e shkëlqyera mes Silvio Berlusconit dhe Fatos Nanos, të dy në krye të qeverive aso kohe, njëri me pikpamje politike të djathta dhe tjetri në kahun e majtë.

Rama theksoi se Italia dhe Shqipëria kanë një lidhje të veçantë historike dhe kur vjen fjala për të qeverisur, atëhere duhet patur kujdes dhe duhet gjetur një vijë e mesme.

“Nuk varet nga kampi politike. Unë mendoj për qeverinë e Berlusconit, por gjithsesi Berluscon ka patur një marrëdhënie shuëm të mirë me Fatos Nanon i cili ka qenë socialist. Ja u them këtë se ka pasur periudha që ka qenë në Itali më të djathta, ndërsa në Shqipëri qeveri të majta, pra nuk ka rëndësi përkatësia politike.

Kemi lidhje historike dhe janë të hershme lidhjet tona për të mos humbur kohë, por Tirana ka qenë e projektuar nga arkitektët italianë dhe gjithçka që shihni në Tiranë si një monument kulture është realizuar nga arkitektë italianë. Por, edhe kur ka qenë gjatë pushtimit fashist ka qenë një pushtim sikur të ishte diçka mëse e natyrshme sepse Shqipëria i përkiste kësaj perandorie. Nëse një qeveri është më e djathtë apo më e majtë, në fund të fundit kur vjen fjala për të qeverisur duhet patur kujdes sepse duhet bërë gjithçka për të gjetur një vijë e mesme”, tha Rama.

Të fundit

Ndalesa e trenit me printim 3D mbërrin në Japoni

Një stacion treni i printuar brenda natës mund të merrte formë vetëm në Japoni , në vendin e Shinkansen dhe ndenjëset e trenit...

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur....

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për kryeministër. Sipas njoftimi zyrtar, ata biseduan...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

Lajme të tjera

Web TV