Shokët e hedhin në ajër, dhëndri bie dhe thyen shtyllën kurrizore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një dhëndër ka thyer kurrizin në dasmën e tij pasi miqtë e hodhën në ajër si një gjest tradicional në Rumani.

Momenti i tmerrshëm u kap nga kamera, në një video që tregon nusen duke kërcyer e lumtur vetëm disa sekonda para aksidentit të burrit të ri Liviu Filimon.

Pasi e hodhën disa herë dhëndrin në ajër, shokët nuk mundën në një moment që ta mbajnë dhe për pasojë 31-vjeçari u përplas në tokë.

Dhëndri mori dëmtime serioze dhe u dërgua me urgjencë në spital. Incidenti ndodhi në një dasmë në Rumani të Premten në mbrëmje në sallën e ngjarjeve Castello në vendpushimin Baile Felix.

Dr Lucia Dania tha për mediat vendase se Filimon kishte ‘thyer shtyllën kurrizore’, duke shtuar: ‘Progresi i tij duket pak i favorshëm.’

“Ai është shtruar në repartin e neurokirurgjisë dhe javën e ardhshme do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme,” tha ajo.

Filimon mesa duket nuk e ka përjashtuar mundësinë për të paditur miqtë e tij për shkaktimin e plagosjes së tij, duke thënë nga shtrati i spitalit: ‘Unë kam kontaktuar me një avokat, por ende nuk kam vendosur se çfarë do të bëj’.

Ai thuhet se tha se mund të lëvizë duart, por jo këmbët pas incidentit.

Të fundit

Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”

Në aeroportin e Palma në Spanjë, në orët e para të së premtes, 4 korrik, paniku kaploi pasagjerët brenda...

Emigrimi si faturë e papaguar e biznesit

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, në një bisedë me një biznesmen të njohur shqiptar, ai më theksoi se sfida më e madhe me...

“Peshqit e kuq”, ja si infiltrohen agjentët ukrainas në Rusi

Ndërsa vëmendja botërore gjatë tre viteve e gjysmë të fundit është përqendruar në vijat e frontit lindor dhe jugor të luftës Rusi-Ukrainë, një konflikt...

Nga fitorja ushtarake, tek izolimi global: Izraeli mes lavdisë dhe ‘kostos’ politike

Pas mbi 75 vitesh konflikte me fqinjët, Izraeli, një shtet i vogël sa New Jersey, ka arritur të dobësojë ndjeshëm kundërshtarët e tij, përfshirë...

E rëndë në Pogradec, gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit

Gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit. Burime bëjnë me dije se është gjetur një i moshuar nga pushuesit në breg...

Lajme të tjera

Web TV