Agron Shehaj depoziton në Kuvend: Punët publike, jo nga kompani offshore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike e Rithemelimit ka depozituar në Kuvend një projektligj për të ndaluar kompanitë offshore që të përfitojnë kontrata publike.

Kjo sipas tyre do t’i japë fund dhënies së tenderave, koncensioneve dhe aseteve publike tek kompani guacka me pronarë të fshehtë, pas të cilave fshihen pushtetarë dhe qeveritarë. Ashtu sikurse kishin paralajmëruar disa ditë më parë, demokratët e Rithemelimit depozituan në Kuvend një projekt-ligj, që nëse do të merrte miratimin e ligjvënësve, do të skualifikonte automatikisht kompanitë offshore, për të cilat nuk është i mundur identifikimi real i pronarëve përfitues, që të kryejnë punët publike përmes PPP.

“Kontratat publike duhet t’i nënshtrohen një procesi përzgjedhjeje të Partnerit në Sektorin Publik, duke mundësuar identifikimin real të çdo individi, bazuar në akte apo dokumente zyrtare, të konfirmuara nga organet kompetente,  që zotëron, në çfarëdolloj mase, aksione/kuota të kapitalit ose interesa të tjerë, në personin juridik i cili do të përfitojë nga fondet apo pasuria publike”.- thuhet në projektligj.

Nisma ligjore e deputetit Agron Shehaj, kërkon që edhe kur përfitojnë një kontratë publike, gjatë afatit të zbatimit, kompanitë kanë detyrimin që të përditësojnë të dhënat e pronarëve përfitues kur ata ndryshojnë. “Partnerët në Sektorin Publik, që kanë përfituar një kontratë publike, gjatë afatit të zbatimit apo efekteve të saj, kanë detyrimin që të përditësojnë të dhënat e pronarëve përfitues, brenda 20 – ditëve kalendarike nga dita kur këto të dhëna kanë ndryshuar. Nëse kanë një kontratë publike aktive, që nëpërmjet personave të autorizuar prej tyre, të komunikojnë çdo fillim viti, brenda datës 31 janar në regjistrin e pronarëve përfitues apo pranë autoriteteve përgjegjëse, sipas rastit, pronarët përfitues efektivë që rezultojnë të tillë në datën 31 dhjetor të vitit të sapo mbyllur”, thuhet në projektligj. Për këtë projekt-ligj PD e Rithemelimit i shtrin dorën edhe deputetëve socialistë që ta votojnë, pasi sipas tyre, do të sigurojë mirëpërdorim të fondeve publike, do të ndalojë përfitimin e fondeve dhe pasurive publike nga deputetët, zyrtarët, personat e lidhur me kompanitë offshore apo dhe të personave që janë të dënuar penalisht. Kjo nismë ligjore vjen pas akuzave të vazhdueshme të opozitës se pas kompanive guackë fshihen pushtetarë dhe qeveritarë.

Të fundit

Horoskopi ditor, 3 Shtator 2025

Dashi Dite goxha e animuar dhe plot te reja kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do...

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të paguhet. Për të disatën herë ajo...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Lajme të tjera

Web TV