Historia e ‘vendit të mirë’/ Gazetarja tregon eksperiencën te zonja që ‘bën mrekulli’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pjesë e mirë e shqiptarëve besojnë në bestytni, fallxhore dhe të ashtëquajtura ‘Vende të Mira’. Ata që i administrojnë nxjerrin përfitime të mëdha.

“Shqipëria Live” ka ndjekur nga afër se si burra, gra apo fëmijë kanë marre rrugën drejtë Karbunarës së Lushnjes me shpresën se Mira, gruaja që komunikon me shpirtin e vëllait të vdekur do i japë zgjidhe problemeve të tyre.

Ata janë persona që vijnë rregullisht dhe betohen se Mira, siç ka emrin i ka bërë mirë halleve të tyre, por ku qëndron misteri?

Ema Shazivari është gazetarja që shkoi me kamerë të fshehtë te vendi i mirë në Lushnjë. Duke treguar për “Shqipëria Live”, ajo u tha se qytetarët prisnin në radhë që në 5 të mëngjesit.

“Ne shkuan në orën 9 të mëngjesit. Nuk e dinim se mund të prisnim 5 orë”, tha gazetarja.

Pjesë nga intervista:

Si kryhej procedura e shërimit apo ndërlidhjes?

Në fakt, aty ishin 20 persona në një dhomë. Problemet i tregonin të gjithë. Ishin 5 persona në fillim që thoshin problemet e tyre dhe preknin varrin.

Kishte momente, dy studente pa i pyetur u tha se kush ka fituar këtë degë dhe kush këtë. Ajo nuk merrte para, ndryshe si bëjnë të tjerët. Unë nuk kam lënë asnjë lek.

Njerëzit shkonin aty dhe gjenin shpëtim. Për atë çfarë më rrëfyen mua ishin ‘raste mrekullie’.

Një zonjë kishte vajzën 1 muaj e gjysmë dhe po vdiste, ka shkuar tek ai varri dhe ka shpëtuar dhe nuk është sëmurë më.

Varri i kujt është?

I zonjës aty, zonjës që flet me shpirtin. Ti merr sheqer në fillim dhe një zonjë të jep një numër për të pritur në radhë. Mira është ajo që flet me vëllain e vdekur.

Lexo edhe :  Krimet zgjedhore, Dumani: Për 43 kallëzime kanë nisur hetimet!

Sa kohë kishte se merrej me këtë?

Ka shumë vite

Si ka mbetur ky varr brenda në shtëpi?

Shpirti i dilte në ëndërr zonjës dhe i ka thënë që do bënte një vend ku njerëzit të shkonin aty për të ndodhur gjëra të mira. Kjo ishte një ëndërr e vazhduar.

Ema Shazivari shtoi se kur femrat ishin me menstruacione nuk lejoheshin që të hynin aty.

“Unë isha në ato ditët e mia dhe më thotë një zonjë a je me menstruacione? Në ato momente Mira e ndjen, i dridhet trupi. Kur nuk ja kanë thënë vajzat, ajo e ka ndjerë dhe i ka përzënë. Nuk pranon as personat me alkool dhe që pinë duhan. Mua më përzuri, pashë që jam e pastër dhe më la ë hyja”, u shpreh gazetarja.

 

Të fundit

Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

Të hënën, seanca e parë për dosjen “Partizani” – Berisha, dhëndri i tij dhe tre të akuzuarit e tjerë...

Noka sulmon SPAK-un: Albana Vokshit i thanë se do t’i rrëmbenin vajzën!

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike ka ashpërsuar sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit. Sekretari i Përgjithshëm i...

Nga vjen shifra 400 mijë të zhdukurve në Gaza, që i atribuohet një studimi të Harvardit?

Një shifër e re alarmante në lidhje me viktimat e mundshme palestineze të akumuluara në Rripin e Gazës ka shkaktuar debat të nxehtë ditët...

“Noka shkoi në SPAK prej kallëzimit tim”, avokati: Rrezikon deri në 15 vite burg!

Avokati Idajet Beqiri tha se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka u paraqit në SPAK, pas kallëzimit të bërë prej tij. Në një intervistë...

1974 – Isabel Perón bëhet presidente e Argjentinës

Argjentina e viteve 1970 ishte një vend në krizë: pas dekadash lëkundjesh midis qeverive ushtarake dhe civile, me inflacion në rritje, përplasje të dhunshme mes grupeve...

Lajme të tjera

Web TV