Përplasën anijen kozmike me një asteroid, NASA: Misioni i suksesshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Testi i Dyfishtë për Ridrejtimin e Asteroidit ka ndryshuar me sukses trajektoren e asteroidit Dimorphos. Lajmin e bëri të ditur agjencia hapësinore ndërsa misioni u krye më 26 shtator kur anija kozmike e NASA-s u përplas me shkëmbin hapësinor.

Misioni DART, një demonstrim në shkallë të plotë i teknologjisë së devijimit, ishte i pari në botë i kryer në emër të mbrojtjes planetare.

Para përplasjes, Dimorphos iu deshën 11 orë e 55 minuta për të orbituar asteroidin e tij më të madh Didymos. Astronomët përdorën teleskopë me bazë tokësore për të matur se si orbita e Dimorphos ndryshoi pas përplasjes.

Tani, Dimorphos i duhen 11 orë e 23 minuta për të orbituar Didymos. Anija kozmike DART ndryshoi orbitën e saj me 32 minuta. Fillimisht, astronomët prisnin që DART të ishte një sukses nëse shkurtonte trajektoren me 10 minuta.

Të fundit

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitetet në SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e...

Ndre Mjeda, fjala si besim, poezia si atdhe

1 gusht 1937 – Vdekja e klerikut poet Nga Leonard Veizi Në agun e zymtë të shekullit XIX, kur Shqipëria ishte ende e mbyllur në prangat...

TMERR në Vaun e Dejës, i moshuari gjendet i varur në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Vaun e Dejës, ku një persona ka humbur jetën. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në...

Meloni në telashe, Gjykata Europiane rrëzon qeverinë italiane për emigrantët në Shqipër

Gjykata Europiane e Drejtësisë (GJED) ka rrëzuar qeverinë italiane dhe i ka dhënë të drejtë padisë kundër procedurës së kufirit në qendrat e pritjes...

Kosova heq tarifën ndaj mallrave amerikane

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur të premten se Kosova do ta heqë tarifën doganore ekzistuese prej 10 për...

Lajme të tjera

Web TV