Një histori dashurie mes dy adoleshentëve u bë shkak i tragjedisë së ndodhur ditën e sotme në Klos.
Sipas TCh, ishte familja Mjeshtri që kundërshtonte këtë lidhje mes të rinjve dhe shkruan në një lokal në qendër të Klosit për tu sqaruar.
Ndërsa 17-vjeçari kishte marrë të atin dhe dy të afërmit e tyre për tu sqaruar me familjen e vajzës.
Sherri mes tyre degradoi në përdorimin e armëve. Të vdekur mbetën babë e bir të familjes Shira.
Lidhur me ngjarjen policia tha se autori, Fiqiri Mjeshtri është vetëvrarë, ndërsa janë arrestuar Fatmir dhe Besnik Mjeshtri.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një lokali në qendër të Klosit, duke shkaktuar panik mes banorëve të pranishëm.
Viktimat
Ilir Shira, 44 vjeç
Kenad Shira, 17 vjeç
Fiqiri Mjeshtri, autori i vetëvrarë
Të plagosur (Babë e bir)
Renato Hasula, 14 vjeç
Eglant Hasula, 39 vjeç
Të arrestuar
Fatmir Mjeshtri
Besnik Mjeshtri