Klosi epiqendra e tërmetit, kryebashkiaku: 22 shtëpi të dëmtuara, normalizohet situata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Klosit, Ilmi Hoxha thotë se nga tërmeti i mbrëmjes së djeshme me magnitudë 4.7 rihter dhe 5.2 ballë, janë dëmtuar lehtë 22 shtëpi. Klosi ka qenë pikërisht dhe epiqendra e lëkundjeve, të cilat u ndjenë të forta dhe në Tiranë e qytetet e tjera.

“Momentalisht bëhet fjalë për 22 banesa që kanë pësuar dëmtime të lehta nga tërmeti i mbrëmshëm. Nga Bashkia Klos janë ngritur grupet e punës dhe po bëhen verifikimet e banesave. Në momentet e para banorët kanë dalë në oborre por më pas është normalizuar situata.

Unë vet me grupet e punës kam dal në terren, duke kontrolluar për pasoja. Situata paraqitet e mirë, mund të ketë edhe problematika në ndonjë rast sporadik. Stafi mjekësor do bëjë punën e vet në lidhje me gjendjes pranë në këto situata. 2-3 persona kanë pasur çrregullime me tensionin për një periudhë të shkurtër.

Situata u normalizua që mbrëmë. Kemi shkuar në çdo banesë dhe i jemi gjetur pranë çdo familjar që ka pasur nevojë. Ka nisur puna sot për ngritjen e komisioneve për verifikimin të çdo kërkese, ankese të bërë nga qytetarët tanë”, u shpreh kryebashkiaku Ilmi Hoxha.

Të fundit

E RËNDË në Tiranë/ 10-vjeçarja pickohet nga gjarpri në shkollë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, teksa një fëmijë 10 vjeç është pickuar nga gjarpri teksa...

Greku im

Nga Edison Ypi Nga fundi i beharit '91 komunistat i kishin mbushur tashmë partitë, sigurimistat i kishin pushtuar ambasadat, halabakët i kishin zënë qoshet. Ama edhe...

Hapet kinemaja “Maks Velo”/ Veliaj: Investimet në art e kulturë dhe në periferi

Kinemaja “Maks Velo” i është rikthyer qytetarëve të Laprakës si një hapësirë e re që pulson art dhe kulturë për komunitetin e zonës. Kreu...

Përfundon mbledhja e grupit të dialogut/ Bylykbashi: Takim i frytshëm!

Përfundon mbledhja e grupimeve të dialogut politik për Reformën Zgjedhore. Përfaqësuesi i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi tha se në këtë mbledhje u diskutua lidhur me...

Plagoset kryeministri sllovak, dërgohet në spital

Kryeministri sllovak Robert Fico ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë, pas mbledhjes së qeverisë pranë Bratislavës.  Ndërkohë është arrestuar një...

Lajme të tjera

Web TV