Merkel nuk ndryshon qëndrim: Nuk pendohem për blerjen e gazit rus, ishte më i liri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Angela Merkel ka mbrojtur vendimin e saj si kancelare e Gjermanisë për të blerë sasi të konsiderueshme gazi natyror nga Rusia.

“Në bazë të kushteve në atë kohë, ishte shumë logjike dhe e qartë të merrej gaz nga tubacionet, përfshirë edhe nga Rusia, i cili ishte më i lirë se gazi natyror i lëngshëm nga pjesë të tjera të botës”, tha Merkel në përgjigje të një artikulli të Politico, që më herët sot prezantoi një vlerësim të qeverisë gjermane nën kancelaren Merkel, katër muaj para pushtimit rus të Ukrainës, e cila nuk arriti të njohë rreziqet e varësisë nga burimet energjetike ruse.

Ish-kancelarja shtoi se nuk i vjen keq për vendimin e saj për të blerë gaz natyror nga Rusia, duke theksuar se “edhe gjatë Luftës së Ftohtë, Rusia ishte një furnizues i besueshëm i energjisë”.

Merkel vuri në dukje se Gjermania duhet të diversifikojë kanalet e saj të furnizimit me energji, megjithatë, siç theksoi ajo, është e qartë se vendi ka nevojë për gaz natyror gjatë kësaj periudhe tranzicioni.

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel tha gjithashtu sot se nuk është penduar për politikën energjetike që ndoqi gjatë 16 viteve të saj në pushtet, një politikë që e ka bërë Rusinë një nga furnizuesit më të rëndësishëm në botë të gazit natyror të vendit të saj dhe, sipas kritikëve e ka lënë ekonominë më të madhe të Evropës tepër të varur nga gazi rus.

Gjermania dhe vende të tjera evropiane po përpiqen t’i japin fund varësisë së tyre nga nafta dhe gazi natyror rus pas pushtimit rus të Ukrainës. Vitin e kaluar, 55% e importeve gjermane të gazit erdhi nga Rusia, pjesërisht si rezultat i ndjekjes së lidhjeve tregtare të Merkelit me Rusinë dhe mbështetjes për gazsjellësin Nord Stream 2, edhe pasi Moska aneksoi Krimenë në 2014.

Lexo edhe :  “Ai nuk është i mirëpritur këtu”/ Reagimi i banorëve të Alaskës para takimit Putin-Trump

“Ju gjithmonë veproni bazuar në momentin në të cilin jeni”, u tha ajo gazetarëve në Lisbonë kur u pyet për qasjen e qeverisë së saj ndaj Rusisë.

Merkel, e cila u tërhoq nga politika vitin e kaluar pas 16 vitesh si kancelare, theksoi se ajo kurrë nuk besonte në konceptin e “Ëandel durch Handel” (dmth ndryshimi përmes tregtisë).

“Nuk pendohem aspak për vendimet që u morën”, tha ajo, duke shtuar gjithashtu se nuk e ka ndryshuar mendjen për braktisjen e energjisë bërthamore.

Megjithatë, Gjermania tani i ka vonuar këto plane ndërsa përpiqet të zëvendësojë furnizimet me gaz të ndërprerë nga Rusia.

Inflacioni gjerman, i nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të energjisë, po shkon në 10.9% dhe qeveria ka premtuar miliarda euro shpenzime për të ndihmuar familjet dhe bizneset të paguajnë faturat në rritje të energjisë.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV