Bilanci i COVID-19 në vend, MSH: 21 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 536 teste të kryera, kanë rezultuar pozitivë 21 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një viktimë, ndërsa 19 qytetarë janë shëruar.

Njoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 536 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 21 qytetarë, në këto bashki:

11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Mallakastër, Kolonjë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Malësi e Madhe, Durrës, Kamëz.

Janë 252 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2: një pacient 77 vjeç, nga Tepelena.

Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,629 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 21
Të shëruar në 24 orë 19
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 536

Lexo edhe :  Edi Rama bën humor me një ndërtim "pa leje" në Londër: A e kanë shqipot?

Testime totale 1,989,914
Raste pozitive 331,473
Raste të shëruara 327,629
Raste Aktive 252
Humbje jete 3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 184
Fier 17
Elbasan 14
Gjirokastër 11
Shkodër 9

Vlorë 5
Berat 5
Korçë 3
Lezhë 2
Durrës 2

Të fundit

Rigerta Loku largohet nga Nisma Thurje/ Dy të rinj më zhgënjyen më shumë se të vjetrit!

Pas Pano Sokos, edhe Rigerta Loku Tushaj ka njoftuar largimin nga Nisma Thurje. Në një postim në rrjete sociale, ajo shpreh...

Aksidenti tragjik në Lezhë! Ndërrojnë jetë gjyshërit, 6-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë – Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë. Një automjet është përplasur me një trailer me targa...

Moti i kthjellët në të gjithë territorin, parashikimi për ditën e sotme

Ditën e sotme (24 korrik), vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet i...

1943 – Fillon Operacioni “Gomora”: Bombardimi shkatërrimtar i Hamburgut

    Më 24 korrik 1943 nisi Operacioni Gomora, një nga ofensivat ajrore më të shkatërrimtare të Luftës së Dytë Botërore. Britanikët dhe kanadezët sulmuan Hamburgun...

Negociatat Rusi-Ukrainë, palët ranë dakord për një tjetër shkëmbim të burgosurish

Raundi i tretë i bisedimeve midis delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll ka përfunduar, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS. Të dy delegacionet ranë...

Lajme të tjera

Web TV