“Irani s’e arriti qëllimin”/ Rama: Jemi të 3-të në Evropë për teknologjinë e zhvilluar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në panelin e Kongresit të Partisë së Socialistëve&Demokratëve Europianë është ndalur dhe tek sulmet kibernetike ndaj vendit tonë.

Rama tha që kemi një sistem të sofistikuar të shërbimeve online dhe se në treguesin e zhvillimit digjital renditet e teta në Evropë dhe e 19-ta në botë.

“Ne u përballëm me një sulm të rëndë nga Irani në përpjekje për të fshirë të dhënat tona dhe për të shkatërruar sistemin tonë të shërbimeve online që është një sistem shumë i zhvilluar në Shqipëri.

Vetëm dje në treguesin e zhvillimit digjital të Kombeve të Bashkuara Shqipëria renditet e teta në Evropë dhe e 19-ta në botë që nënkupton që kemi një sistem të sofistikuar të shërbimeve online.

Ata na goditën në një pjesë strategjike të funksioneve tona të përditshme. Shqipëria është i vetmi vend në gjithë Evropën që kishte më shumë hebrenj, sepse hebrejtë u mbrojtën dhe nuk ka asnjë dëshmi që iu dorëzuan nazistëve. Kur Sllobodan Milosheviç nisi spastrimin etnik, rreth gjysmë milioni njerëz erdhën në Shqipëri. Kur filloi lufta në Afganistan ne i hapëm dyer mijëra afganëve që askush nuk donte t’i merrte. Ishte një situatë e sikletshme për tu parë që anëtarët e NATO-s patën idenë e tmerrshme të largoheshin pa ta. Ne nuk mund t’i shpëtonim të gjithë por shpëtuam një pjesë të tyre.

Kështu bëmë edhe me iranianët. Ata vriteshin në kampin “Liria” në Iran dhe ne vendosëm t’i merrnim. Por kjo erdhi me një çmim të tmerrshëm. Sulmi nuk mundi të fshinte të dhënat dhe ne i rikthyem në punë sistemet tona”, perfundoi Rama.

 

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV