Bilanci i MSH: Asnjë humbje jete nga Covid-19 në 24 orë, ja sa raste të reja janë shënuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë nuk është shënuar asnjë humbje jete nga virusi Covid-19, ndërkohë që janë regjistruar 19 raste të reja nga 313 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim të specializuar 2 pacientë.

Lajm i mirë për sa i përket personave të shëruar, ku vetëm në 24-orët e fundit janë rikuperuar plotësisht nga infeksioni 15 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,644 që nga fillimi i epidemisë.

NJOFTIMI I PLOTË I MSH

16 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 313 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 19 qytetarë, në këto bashki:

9 në Tiranë, 3 në Durrës, 2 në Delvinë, nga 1 qytetarë në Mat, Fier, Patos, Mallakastër, Vlorë.

Janë 256 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Lexo edhe :  Basha sulmon ashpër Metën: Je kartë e djegur, nuk harxhoj më kohë me ty

Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,644 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 19
Të shëruar në 24 orë 15
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 313

Testime totale 1,990,227
Raste pozitive 331,492
Raste të shëruara 327,644
Raste Aktive 256
Humbje jete 3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 185
Fier 20
Elbasan 13
Shkodër 9
Vlorë 8
Gjirokastër 6

Berat 5
Durrës 5
Korçë 3
Lezhë 1
Dibër 1

Të fundit

Rezoluta antikorrupsion e PS, ambasada e SHBA: Propozim premtues

Ambasada e SHBA mbështet propozimin e PS për një rezolutë antikorrupsion. Në një reagim, ambasada thotë se mbështet çdo...

Toka thyen rekord tjetër, shkencëtarët: Vera do të jetë “brutale”, i nxehti përvëlues…

Toka sapo përjetoi muajin e saj të 11-të radhazi në histori, në mesin e parashikimeve të shkencëtareve për një verë me temperatura “brutale”, siç...

50 Cent padit ish-partneren për shpifje

Reperi i njohur 50 Cent ka ngritur një padi për shpifje kundër ish-partneres së tij, Daphne Joy, pasi ajo e akuzoi për përdhunim dhe...

Inflacioni zbret në nivelin më të ulët në tre vjet, por ushqimet mbeten të shtrenjta

Rritja e çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm përgjatë këtij viti. INSTAT bëri të ditur se inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë të...

Pse Sigurimi i Shtëpisë në SIGAL UNIQA?

Rëndom bëjmë investime të mëdha për të blerë një banesë apo ndërtuar një shtëpi me aq mund e për një kohë të gjatë, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV