Përmirësohet situata e COVID-19 në vend, MSH publikon shifrat: Asnjë humbje jete!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 24 orët e fundit asnjë qytetar nuk ka humbur jetën nga koronavirusi.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, nga 109 testime kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë, ndërsa janë shëruar 12 persona.

Njoftimi i MSH:

17 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 109 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 7 qytetarë, në këto bashki:

3 në Tiranë, 2 në Delvinë, nga 1 qytetarë në Mallakastër, Kuçovë

Janë 251 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,656 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 109

Testime totale 1,990,336
Raste pozitive 331,499
Raste të shëruara 327,656
Raste Aktive 251
Humbje jete 3,592

Lexo edhe :  Mbetën në mes të detit, Policia kufitare u vjen në ndihmë 8 turistëve

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 181
Fier 19
Elbasan 13
Shkodër 9
Vlorë 8
Berat 6

Gjirokastër 5
Durrës 5
Korçë 3
Lezhë 1
Dibër 1

 

Të fundit

Izraeli paralajmëron sulm në Teheran

Izraeli ka lëshuar të hënën paralajmërimin e parë publik për evakuimin e civilëve në kryeqytetin iranian, duke i kërkuar...

Kuvendi miraton ligjin për performancën energjetike të ndërtesave, direktivë e BE-së

Me 72 vota pro dhe 1 kundër Kuvendi miratoi sot projektligjin “Për performancën energjetike të ndërtesave”. Miratimi i këtij projektligji e bën Shqipërinë vendin...

“S’vrapoja dot, më dhembnin thonjtë e këmbëve”/ Futbollisti ankohet për vapën e tmerrshme

Atletiko e Madridit u mposht nga PSG-ja me rezultatin 4 me 0 në duelin e vlefshëm për Botërorin e Klubeve. Një përballje delikate që...

DASH udhëzon amerikanët të mos udhëtojnë në Izrael, Bregun Perëndimor dhe Gaza

Departamenti Amerikan i Shtetit e ngriti sot në nivelin më të lartë këshillën e udhëtimit për në Izrael, duke i paralajmëruar amerikanët të mos...

Izraeli bombardon në transmetim live televizionin shtetëror iranian

Izraeli ka bombarduar televizionin publik iranian, në rrjedhën e disa sulmeve të vazhdueshme gjatë konfliktit të përshkallëzuar mes vendeve, i cili është në ditën...

Lajme të tjera

Web TV