Reforma Territoriale, kreu i grupit të PS: Nuk bëjmë asnjë Pazar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla u shpreh dje se PS është e gatshme për një tjetër takim me përfaqësues të Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj në lidhje me diskutimet për Reformën Territoriale.

Kur dukej se gjithçka kishte përfunduar dhe PS nuk do të pranonte të diskutonte për reformën territoriale para zgjedhjeve lokale, ditën e djeshme është lënë edhe një shteg i lirë. Gjithsesi pak janë mundësitë që në zgjedhjet e ardhëshme lokale të shkohet me ndryshim të hartës. Balla u shpreh se PS nuk bën asnjë pazar politik që bie ndesh me mirëqverisjen vendore ndërsa shtoi se sot shërbimet janë shumë herë më të mira se në vitin 2015.

“Sot në Shqipëri organet e qeverisjes vendore janë një transformim epokal me ato që kishim deri në vitin 2015. Kishte 384 kryetarë bashkish e komunash me 384 shoferë dhe administrata, unë mendoj se ishte e papranueshme. Shërbimet publike janë shumë herë më të mira sot. Megjithatë ne e kemi dëgjuar dhe do vazhdojmë të dëgjojmë me vëmendje propozimet që vijnë nga opozita. Jemi të gatshëm për një takim me Alibeajn dhe Çupin për të dialoguar”-tha Balla.

Partia Demokratike e përfaqësuar nga “Grupimi Basha” ka kërkuar një ndarje të re administative me 92 bashki nga 61 që është aktualisht, ndërsa ai i “Grupimit Berisha” me 96 bashki. Gjithsesi në këtë drejtim PD u shpreh se mund të merret çdo variant i tyre me 92 0se 96, çka është refuzuar nga Partia Socialiste. Sipas saj varianti aktual është më i miri dhe se është e pamundur që të diskutohet harta e re territoriale kur zgjedhjet janë afër. Ata kanë lënë mundësinë e diskutimeve pasi të kenë përfunduar zgjedhjet, çka është kundërshtuar nga PD. Megjithatë është lënë edhe një mundësi diskutimi mes palëve.

Lexo edhe :  Gert Bogdani do të festonte sot 45-vjetorin e lindjes, mesazhi prekës i bashkëshortes

“Opinioni im është ky dhe ndërkohë që ditët në vijim le të përmbyllim dhe në fund është detyrë e komisionit të dalë me një qëndrim përfundimtar për këtë çështje. Nëse do kemi të gjithë një qëndrim është shumë mirë”, u shpreh Balla.

Të fundit

Rama reagon pas lirimit të hapësirave në Vlorë: Një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve

Kryeministri Edi Rama ka postuar foto të tjera nga Vlora, ku shihet lirimi i hapësirave publike, kryesisht në Lungomare...

‘Gjuetia’ ndaj emigrantëve, SHBA i kërkon autoriteteve 3 mijë arrestime në ditë

“Tremijë arrestime në ditë”. Është Stephen Miller, nënkryetar i stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe ideologu kryesor i politikave të imigracionit të Trumpit, ai që...

Djali i “El Chapo” pranon fajësinë në SHBA, do të dënohet më pak se babai i tij

Një nga djemtë e narkobosit meksikan, Joaquin “El Chapo” Guzman, bashkëthemelues i kartelit Sinaloa, Ovidio Guzman Lopez, ka pranuar fajësinë para një gjykate amerikane,...

BE dhe SHBA në prag të përçarjes tregtare/ Tarifat e Trump shkaktojnë krizë

Evropa po pret letrën e re të Donald Trump në lidhje me përditësimin e tarifave, ndërsa Brukseli po përgatitet të propozojë vendosjen e një...

BE ‘godet’ konsumatorët e duhanit/Rritje e madhe taksash për cigaret në të gjithë unionin

Bashkimi Evropian po përgatit një goditje fiskale të paprecedentë ndaj duhanit. Akcizat do të rriten me mbi 1,000%, taksa të reja mbi cigaret elektronike dhe...

Lajme të tjera

Web TV