“Ahmetaj është dragua, unë jam fshatar Peqini”/ Dash Sula ironizon politikanët e ‘varfër’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti demokrat Dashnor Sula nga foltorja e parlamentit ironizoi ish-zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj duke e cilësuar atë si ‘dragua’ dhe veten si “fshatar nga Peqini”.

“Unë fshatar nga Peqini nuk kam çfarë të them kur flet dragoi. Me të vërtetë të besoni te këto llogjet që thoni këtu në  Parlament. Mos rreni se është turp. Mjaft keni vjedhur, mos vidhni dhe dalin lekët për popullin. Kaq mor kaq. Nuk u ngopët, punuat 8 vite për shtëpitë tuaja, këto 4 të paktën punoni për ne popullin e thjeshtë. Rusi ka ardhur, atje është, por mos i bëni rrugët 23 mln euro km.

Se ajo firma amerikane nuk paska vjedhur te rruga e Kombit, tani te Slavica qenka burrë i mirë. Mos e bëni atë instalacionin që kërkon kryeministri se është 4 mln euro. Mos harroni inceneratorët e pyetja ishte për atë që iku, a prodhon energji inceneratori i Elbasanit, thatë do na ndihmojë dhe do prodhojë energji. Jo. Pse? Se ka ikur në drejtim të paditur tjetri.

Ju na thoni ne fukarenjve, përshesh po hamë. Aq shumë keni ngrënë dhe keni vjedhur se një pjesë e politikanëve u kërcet unaza e stomakut. Uleni pak dozën se është gjynah. Zonja ministre i kemi lënë institucionet me 60 mln euro borxh, sot është 200 mln euro. Fermat e Bitcin janë gropa të zeza të energjisë elektrike”, u shpreh ai.

 

Të fundit

Ndeshja Zvicër-Kosovë, ku do të luajnë “Dardanët” dhe kur mund të blihen biletat

Kosova do të luajë me Zvicrën në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Duel ky që do...

Apeli i Posaçëm rrëzon GJKKO-në, nuk ka hetim për Olta Xhaçkën

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë që urdhëronte nisjen e një hetimi penal ndaj ish-ministres Olta Xhaçka. Trupi gjykues...

Einxhel dhe DJ Dagz bëhen prindër për herë të dytë

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë bërë sërish prindër! Moderatorja e ndau lajmin surprizë në rrjete sociale, duke zbuluar se është bërë nënë më...

Ka fituar rreth 60 mijë vota, Lapaj: Do ju bëj të mallkoni veten

Me 57.555 vota të fituara në rang kombëtar, përfshirë edhe votat nga 97.742 zarfe të numëruar nga Diaspora, koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet”, rezulton forcë e...

Gjin Gjoni për rezultatin në Lezhë: Janë vjedhur mbi 4 mijë vota

Drejtuesi i fushatës zgjedhore të PD-së në Qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni në një lidhje nga qendra e numërimit të votës preferenciale në Lezhë...

Lajme të tjera

Web TV