Historia e trishtë e Learit që u birësua 2-vjeç dhe ndërroi jetë në duart e policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lear Kurti është 32-vjeçari i cili ndërroi jetë në rrethana të paqarta mbrëmjen e djeshme pas shoqërimit në komisariatin e Policisë nr.3 në Tiranë.

Historia e jetës së Learit, duket se është tejet e trishtë.

Prindërit e 32-vjeçarit, Artur Isai dhe bashkëshortja e tij kanë treguar për mediat, se ata e kishin marrë Learin nga jetimorja, kur ai ishte vetëm 2-vjeç dhe e rritën si djalin e tyre.

Gjatë një interviste telefonike, babai më herët tregoi se ata ende nuk e dinë shkakun e vdekjes, por ai hodhi akuza mbi policinë, duke u shprehur “ata e mbytën”.

“Nuk e kam parë trupin e djalit, Kam qenë gjithë natën jashtë morgut dhe sot dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi. Cilat autoritete? Ato që e kanë mbytur?! Ku ka këtu shtet. Gjeta ata të SHKB-së aty më thanë nuk dimë gjë, kur të bëhen ato… nga ora 10 ose 11 do të të themi. Leari ishte në rrugë të zotit, kur u kap nga policia. Nuk ka qenë asnjë person i rrezikshëm për ta trajtuar në ato lloj formash”, ka thënë babai i tij.

Të fundit

Sa është paguar Chris LaCivita nga PD?! Mediat e huaja zbulojnë shifrën e përafërt

Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës fituese të Donald Trump në SHBA, është përfshirë aktivisht në politikën shqiptare si këshilltar...

Dy familje përleshen për pronat, çifti i bashkëshortëve përfundon i plagosur në spital!

Një konflikt me motive pronësie mes dy familjeve në Has përfundon në përleshje fizike dhe me pasojë plagosjen e një çifti bashkëshortësh, që po...

Festa që u kthye në kaos, përmbytet jahti luksoz 4.5 milionë dollarësh

Një fundjavë luksi në Miami u kthye në kaos, kur një jaht Lamborghini i tejmbushur me modele dhe influencerë filloi të fundosej në mes...

36 % më shumë vizitorë në Parkun Arkeologjik Shkodër

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër publikoi statistikat e vizitueshmërisë në Parkun Arkeologjik Shkodër sa i përket muajit prill. Shifrat tregojnë se muaji prill pati...

“Giro d’Italia 2025” në Shqipëri më 9, 10 dhe 11 maj!/ Rrugët që do bllokohen në 4 qytete

Altin Qato, Drejtori i Drejtorisë së Policisë Rrugore ka bërë një komunikim për mediet këtë të martë (6 maj) në lidhje me bllokimin e...

Lajme të tjera

Web TV