Kryeministrja e sapo mandatuar e Italisë, Giorgia Meloni ka falenderuar kreun e qeverisë Edi Rama për urimin e postit të saj.
Meloni shkruan se lidhja e vendit tonë me Italinë është një lidhje historike dhe një bashkëpunim strategjik që dëshiron ta ruajë e ta kultivojë.
Faleminderit@ediramaal. Lidhja mes Italisë dhe Shqipërisë është një lidhje historike dhe një bashkëpunim strategjik që ne dëshirojmë ta ruajmë dhe kultivojmë. Paçim fat!’- shkruan Meloni.
Kujtojmë se kreu i qeverisë Rama uroi Melonin si gruan e parë e zgjedhur nga populli për të udhëhequr Italinë. Rama veçoi marrëdhnëien e dy vendeve të cilat janë të një miqësie të lashtë dhe vllazërore.
Për herë të parë Italia ka në krye të qeverisë një grua dhe njëkohësisht një ekstremiste të djathtë. Kryetarja e partisë “Vëllezërit e Italisë”, Giorgia Meloni dhe qeveria e saj e koalicionit të djathtë u betua të shtunën përpara presidentit të Italisë Sergio Mattarella.