“Lidhjet kriminale me një njeri”/ Berisha: Ja pse Britania më shpalli “non-grata”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ditë ne sotme vendimin e Britanisë së Madhe për ta shpallur non-grata, teksa ka zbuluar dhe arsyen e këtij vendimi.

Në një intervistë për RTSH, Berisha shprehet se autoritetet britanike e akuzojnë për lidhje me krimin, teksa një prej emrave të përmendur është Fajton Dauti, i cili u bë i njohur pasi shkelmoi derën e selisë së PD-së, gjatë kohës së protestave kur kjo parti drejtohej nga Lulzim Basha.

“Më akuzojnë për lidhje me organizata kriminale për një njeri që unë nuk e kam takuar kurrë, nuk e kam njohur kurrë. Ambasadori britanik këtu, Allistar Kingsmith në mënyrën më korruptive, ia paraqet këtë qeverisë së tij si argument të lidhjes sime me të.

Një njeri normal këtë nuk mund ta bëjë kurrë. Fatjon Dautin e dëgjova për herë të parë në jetë atë ditë kur shkelmoi derën në PD. Sigurisht në mënyrë korruptive, sepse është një burokrat i korruptuar, politikisht apo në mënyra të tjera nuk e di, por duhet të dijë ai që po të studiojë në arkivën e tij, Sali Berisha, në raport me krimin e organizuar, ka patur një luftë të suksesshme të qeverisë ndaj krimit të organizuar në Britaninë e Madhe, falë bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare.”- tha Berisha.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV