“O noku më mbytën”/ Shoku i Lear Kurtit tregon momentet e fundit të tij në komisariat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja e Lear Kurtit, ka tronditur jo vetëm familjen e miqtë e tij, por mbarë opinionin pubik, për shkak edhe të rrethanave të mistershme, në të cilat ai ndërroi jetë, por edhe përfshirjes së policisë.

Sakaq, detaje të tjera kanë dalë në dritë. Shoku i ngushtë i Learit ka rrëfyer momentet e fundit me mikun e tij. Në një rrëfim për “Piranjat”, i riu tregon se është takuar me Learin mbrëmjen kur dhe 32-vjeçari ndërroi jetë dhe se të dy janë shoqëruar në polici.

Ai tregon se është afruar në zonën e Laprakës kur ka parë se shoku i tij po dhunohej nga efektivët. Ai thotë se Kurtin e kanë hipur në furgonin e policisë, ndërsa atë e kanë shoqëruar si pasagjer me makinën e tij, që drejtohej nga efektivë policie. Ai thotë se pavarësisht se i paralajmëroi efektivët që mos ta preknin Learin pasi vuante nga epilepsia, efektivët nuk ia kanë vënë veshin. Shoku i Learit thotë se 32-vjeçari i ka kërkuar të lajmëronte njerëz e të mos e linte në duart e tyre.

“Dëgjova që thonin ‘shpejt, shpejt se iku’. E kanë shoqëruar vetë në spital, Leari ka mbaruar në Komisariat, në spital ka shkuar i vdekur. Unë isha me të atë natë, e kisha takuar tek ish-Filanto. Unë do të shkoja tek punët e mia, ai me punët e veta. Pastaj do shkoja ta merrja përsëri, sepse Leari ka qëndruar gjatë gjithë kohës me mua. Në momentin që po kaloja aty, përballë me spitalin Amerikan në Laprakë pashë që ishin 3-4 patrulla, po rrihej Leari barbarisht brenda makinës. Po, o noku lajmëro dikë se po na mbysin, aty ka pasur kamera, por nuk e di kush mund t’i ketë. Filmimet jam 100% i sigurtë që janë aty”, tregon ai.

Lexo edhe :  Reshje shiu dhe rritje temperaturash, moti bën kthesë javën e ardhshme

 

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV