Video/ Delet “pushtojnë” rrugët e kryeqytetit në vend të makinave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Delet zëvendësuan makinat në rrugët e Madridit të dielën.

Barinjtë i grumbulluan kafshët nëpër rrugët e asfaltuara të kryeqytetit spanjoll, ndërsa risjellin atë që paraardhësit e tyre bënë për shekuj: zhvendosin kopetë nga malësitë e freskëta në verë në kullotat e ultësirës në dimër.

Vendasit dhe turistët ishin rreshtuar në rrugë për të parë mijëra dele teksa ecnin nëpër qytet, këmbanat rreth qafës së tyre duke ofruar një kolonë zanore të zhurmshme.

Ngjarja vjetore ka filluar në vitin 1994 si pjesë e Fiesta de la Trashumancia, pasi parlamenti spanjoll njohu rrugët tradicionale që barinjtë përdornin për të grumbulluar bagëtitë e tyre.

Vetëm disa shekuj më parë, rruga do t’i kishte çuar ata nëpër një fshat të qetë, por sot i sheh ata të përshkojnë disa nga zonat më të ngarkuara të qytetit, duke përfshirë Plaza Mayor, sheshin kryesor të Madridit.

Shikuesit fotografuan dhe dhe bënë video në telefonat e tyre, ndërsa disa fëmijë zgjasin duart për të përkëdhelur delet.

Shumë njerëz u befasuan nga pamja e papritur në një qytet zakonisht të mbushur me trafik.

Të fundit

1969 – Zhvillohen bisedimet e fshehta të paqes për Luftën e Vietnamit

Në vitin 1969, gjatë periudhës më të tensionuar të Luftës së Vietnamit, u zhvilluan bisedime të fshehta në Paris,...

Hidhet shorti i Play Off të Champions, Shkëndija njeh rivalin e mundshëm

Këtë të hënë u hodh shorti i Champions League për fazën Play Off. Padyshim vëmendja më e madhe e shqiptarëve është tek Shkëndija, me këta...

U arrestua për 335 mln paund kokainë/ “Daily Mail” shkruan për dhëndrin e Majlinda Bregut

Media prestigjoze britanike "Daily Mail", i ka kushtuar një artikull të veçantë goditjes së një grupi shqiptar që merrej me trafikimin e kokainës nga Kolumbia...

“Në pijetore unë jam ulur”, historia e dhimbshme e këngës së krijuar në burgun e Spaçit

Serenata e krijuar mes telave me gjëmba: NË PIJETORE UN JAM UL’ Jam në një mbrëmje me familjen e z. Bujar Bakallit, disident e patriot dhe...

Thirrjet antishqiptare/ Vjosa Osmani: Shqetësuese mos reagimi i krerëve të lartë në Shkup

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas thirrjeve antishqiptare që ndodhën në ndeshjen e basketbollit të zhvilluar në Kumanovë në fundjavë mes Maqedonisë...

Lajme të tjera

Web TV