Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, liderët Europianë zgjedhin Tiranën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 6 Dhjetor do të mbahet në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor, në një takim historik, pasi në vendin tonë do të mbërrijnë liderët e vendeve të Bashkimit Europian.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas bërjes publik të vendimit duke e cilësuar si një nga ngjarjet më të rëndësishme. Ndryshe lexohet nga PD, e quan samitin si “rënie” të nismës Ballkani i Hapur.

Samiti i Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë më 6 dhjetor të këtij viti. Këtë e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, ndërsa e ka cilësuar edhe si ngjarjen më të madhe historike sa i takon marrëdhënieve ndërkombëtare.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thekson se, kjo tregon afirmimin e Shqipërisë, si një zë i respektuar dhe anëtar dinjitoz i bashkësisë ndërkombëtare. “Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka bërë publik vendimin e mirëseardhur për organizimin më 6 dhjetor, në Tiranë, të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Nuk besoj se mund ta imagjinonte kush deri disa vite më parë, që tërë liderët e BE-së do të zbrisnin në Tiranë, për një punë që gjithnjë është bërë në Bruksel. Por sot Tirana nuk është më ajo e deri disa viteve më parë, po është kryeqyteti i një vendi të respektuar në politikën ndërkombëtare, si edhe një qytet i ri europian tërheqës për zhvillimin e tij mbresëlënës”, shkruan kryeministri Edi Rama në profilet e tij në rrjetet sociale.

Duke e quajtur një ngjarje historike për Tiranën dhe Shqipërinën në arenën ndërkombëtare, Rama tha se ky është fryti më i bukur i përpjekjes për afrimin e Shqipërisë. “Për historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë kjo është një ngjarje absolutisht historike. Për Tiranën kjo është ngjarja më e madhe ndërkombëtare e historisë së saj. Për vitin 2022 që po shkon drejt përfundimit, kjo ngjarje është qershia mbi tortë pas kulmit të bukur të Finales së UEFA Conference League shtëpinë e kuqezinjve. Ndërsa për mua dhe qeverinë shqiptare, organizimi në Tiranë i një samiti të liderëve të Bashkimit Europian&Ballkanit Perëndimor është fryti më i bukur, i përpjekjes për afirmimin e Shqipërisë, si një zë i respektuar dhe anëtar dinjitoz i bashkësisë ndërkombëtare”, shkruan Rama.

Njoftimi i Michel

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, me anë të një postimi në Tëitter, ka bërë të ditur se më 6 dhjetor do të mbahet në Tiranë samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor. “Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Europian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”, shkruan Charles Michel në Tëitter. Kjo do të jetë hera e parë që ky samit do të mbahet në një prej vendeve të rajonit dhe për këtë është vendosur Tirana. Pak ditë më parë, mediat në Beograd shkruan se Serbia ishte përjashtuar si opsion për mbajtjen e samitit për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Në këtë samit të rëndësishëm, BE pritet të dërgojë një sinjal edhe më të fortë drejt Ballkanit Perëndimor duke shfrytëzuar momentin e krijuar nga lufta në Ukrainë për të përshpejtuar procesin e zgjerimit.

Lexo edhe :  Media franceze “Stars Insider"/ Lëreni mënjanë Italinë, drejtohuni në Shqipëri!

Samiti

PD: Shënon fundin e aleancës përçarëse Beograd-Tiranë-Shkup

Partia Demokratike përshëndeti vendimin e Presidentit të Bashkimit Europian për mbajtjen në Tiranë të Samitit të përbashkët të vendeve anëtare të BE-së me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në fillim të dhjetorit që vjen.

“Ky vendim është një afirmim i ri i Bashkimit Europian ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera të rajonit. Vendimi gjithashtu provon rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit për Shqipërinë e rajonin, dhe shënon fundin e aleancës përçarëse trilaterale Beograd-Tiranë- Shkup, në kuadrin e projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur”, thuhet në njoftimin e PD, publikuar në llogarinë në Facebook të kryetarit të saj, Sali Berisha. Sipas tij, Samiti është një mundësi reale për tu njohur me situatën dramatikë të korrupsionit në Shqipëri.

“Samiti do të jetë një mundësi reale për shtetarët e BE-së, për të njohur nga afër situatën dramatike të korrupsionit galopant, lidhjeve të tmerrshme të qeveritarëve me krimin e organizuar dhe drogën, gjendjen tejet të rëndë të mediave në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike menjëherë pas njoftimit të Michel dhe Ramës në faqet e tyre virtuale.

Vizitë në Ballkanin Perëndimor Ursula von der Leyen vjen në Tiranë më 27 tetor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë Ballkanin Perëndimor këtë javë. Në veçanti, sipas kryepërfaqësuesit të Komisionit, Erik Mamer, Von der Leyen do të ketë ndalesën e parë në Shkup pasditen e së mërkurës, ndërsa të enjten do udhëtojë drejt Prishtinës dhe Tiranës. Të premten, ajo do të vizitojë Sarajevën dhe Beogradin, ndërsa misioni i saj do të përfundojë të shtunën në Podgoricë. Mësohet se qëllimi i vizitës në rajon është të theksohet rëndësia që Komisioni Evropian kushton marrëdhënieve me Ballkanin Perëndimor dhe të shprehë solidaritetin e gatishmërinë për të bashkëpunuar me rajonin në sfidat e përbashkëta. Ndërkohë në kryeqytetin shqiptar do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor.

 

Të fundit

Madonnina “vishet” kuqezi, Milan mposht Interin në derbi pas dy vitesh pa fitore

Milani ia ka dalë të mposhtë Interin 1-2 në ‘Derbin e Madonninës’ mbrëmjen e kësaj të diele. Kuqezinjtë zhbllokuan ndeshjen...

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Çeki-Shqipëri, 5 sektorë për tifozët kuqezi

Kombëtarja shqiptare e futbollit rikthehet në fushë në muajin tetor, në 2 duelet e radhës në Ligën e Kombeve. Të besuarit e Sylvinhos luajnë...

Stina e alergjive të forta, si të mbroheni nga sëmundjet e vjeshtës

Vonë ose jo, vjeshta erdhi duke shënjuar nisjen e një stine të mundimshme sëmundjesh dhe teshtimash. Teshtima është një shpërthim i fortë i trupit që...

Shpërthimi i kiperave, eksperti i IT: Çdo pajisje është e aksesueshme për t’u shpërthyer

Eksperti i IT-së, Erion Demiri është shprehur se çdo pajisje teknologjike është e aksesueshme për t’u përdorur për shpërthime, siç ishte edhe rasti i...

Zemra shkaku kryesor, vdekjet e papritura ndodhin edhe tek të rinjtë

Rreth 50 persona për 100 mijë banorë humbin jetën nga vdekjet e papritura. Zemra është shkaku kryesor I këtyre fataliteteve që më së shumti...

Lajme të tjera

Web TV