Interi kalon në fazën tjetër të Champions League, Barcelona bie në Ligën e Europës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interi ka bërë një lojë të sigurt në ‘Giuseppe Meazza’ përballë Viktoria Plzenit (4-0) duke u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Zikaltëritt e kryen detyrën që në pjesën e parë të takimit duke i realizuar dy gola në portën e ekipit mysafir.

Një harkim të mrekullueshëm nga Alessandro Bastoni e priti në zonë Henrikh Mkhitaryan për të shënuar me kokë (35’).

Federico Dimarco priti një harkim fantastik nga Nicolo Barella, asistoi te Edin Dzeko dhe sulmuesi boshnjak nuk e pati të vështirë ta fuste topin në rrjetë (42’).

Në fraksionin e dytë, Dzeko e realizoi edhe golin e dytë personal duke pranuar një top nga Lautaro Martinez në qendër të zonës dhe goditja e tij u ndal në rrjetë (66’).

Romelu Lukau u inkuadrua në lojë në minutën e 83-të (në vend të Lautaro Martinez), ndërsa u regjistrua në listën e golashënuesve në minutën e 87-të pas kombinimeve me Joaquin Correa.

Pas kësaj fitoreje, Interi është në pozitën e dytë në Grupin C me 10 pikë dhe e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Bayern Munich është lider me 12 pikë dhe në sfidën e fundit do të vendoset skuadra liderë e grupit. Barcelona do të bëjë gara në Ligën e Evropës.

Të fundit

Rama për BIRN: Veliaj do të qëndrojë në detyrë, ndalimi i tij në shkelje të standardeve

Në një reagim për rrjetin e gazetarëve BIRN, kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakut të Tiranës,...

‘Më trajtuan si të isha Escobari’, Radja Nainggolan pas arrestimit: Përvojë e çuditshme

U dyshua si pjesëtar i një grupi që transportonin kokainë nga Amerika Latine për në Belgjikë dhe u vendos pas hekurave. Bëhet fjalë për...

Erion Veliajt i grisën kontratën

Lorenc Vangjeli Një prokuror i SPAK-ut dhe një gjykatës i GJKKO-së grisën papritur një kontatë shërbimi që qytetarët e Tiranës kishin firmosur dy vjet më...

Mblidhet grupi i PD, Berisha-kandidatëve për deputetë: Duhet të regjistroni 300 emigrantë

Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dha udhëzime për kandidatët për deputetë. Berisha u...

Nesër gjyqi për Veliajn, zbulohet ora kur do të mbahet seanca

Gjykata e Posaçme Anti Korrupsion zhvillon nesër seancën për njohjen e masës së sigurisë për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili...

Lajme të tjera

Web TV