Nikolla vizitë në Kroaci, takon presidentin Milanoviç: Partneritet strategjik mes vendeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, dhe delegacioni që e shoqëron, e përmbyllën vizitën zyrtare në Kroaci me takimin me Presidentin e Republikës Zoran Milanoviç.

Nikolla e falënderoi Presidentin Milanoviç për pritjen dhe vuri në dukje se Kroacia është ndër vendet me të cilat Shqipëria ka ndërtuar një partneritet strategjik efektiv dhe bashkëpunim politik të shkëlqyer.

“Ky partneritet mbështetet në vizionin e njëjtë për destinacionin evropian të Ballkanit Perëndimor. Kroacia ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e fuqishme e integrimit evropian të Shqipërisë. Shqipëria i është mirënjohëse Kroacisë edhe për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe rritjen e rolit të saj në rajon e në marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha Nikolla.

Kryeparlamentarja vlerësoi edhe politikën e jashtme konstruktive të Kroacisë dhe fokusin e saj për marrëdhënie të mira në rajon, kontinent e më gjerë.

Presidenti Milanović shprehu vendosmërinë për vijimin e mbështetjes së anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Presidenti konfirmoi gjithashtu mbështetjen e tij për Rezolutën e Kuvendit “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri.”

Kryetarja Nikolla dhe Presidenti Milanović diskutuan edhe për çështje aktuale të zhvillimeve ekonomike në Shqipëri, Kroaci e rajon si edhe masat që po merren për përballimin e pasojave të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV