Papa Françesku ka paralajmëruar priftërinjtë dhe murgeshat për rreziqet e shikimit të pornografisë në internet, duke thënë se kjo “dobëson zemrën priftërore”.
Pornografia, tha ai, ishte “një ves që e kanë kaq shumë njerëz… edhe priftërinjtë dhe murgeshat”.
“Djalli hyn prej andej”, u tha Papa priftërinjve dhe seminaristëve gjatë një seance në Vatikan.
Papa tha se mediat sociale duhet të përdoren nga priftërinjtë dhe murgeshat, por ato nuk duhet të humbin shumë kohë.
“Zemra e pastër, ajo që Jezusi merr çdo ditë, nuk mund ta marrë këtë informacion pornografik,” tha ai.
Mësimi i kishës e sheh pornografinë si një ofendim kundër dëlirësisë.