“Zgjidhni mes Moskës dhe BE-së”/ Gjermania ultimatum Serbisë, do të ketë pasoja të rënda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermania ka paralajmëruar Serbinë kundër “kultivimit” të lidhjeve më të thella me Rusinë, duke thënë se Beogradi mund të pengojë përpjekjen e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, thuhet nga një burim i qeverisë Gjermane.

Dy ditë para samitit të Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin gjerman, i cili synon të forcojë marrëdhëniet me gjashtë vendet e rajonit, zyrtari i lartë tha se Beogradi duhet të vendosë në anën e kujt do të ishte: të Moskës apo të BE-së?!

“Marrëdhënia me Serbinë është komplekse — ka dritë dhe hije, Marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë janë sigurisht pjesë e hijeve”- thuhet në deklaratë të qeverisë gjermane.

Sipas burimit, Gjermania “e habitur dhe e zhgënjyer” kur Ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviç në shtator nënshkroi një marrëveshje me homologun e tij rus Sergei Lavrov, duke rënë dakord të bisedonte për politikën e jashtme.

“Nëse ai (Aleksandër Vuçiç), merr rrugën për në Evropë , ai do të ketë mbështetje, nga BE në tërësi dhe nga qeveria gjermane,” tha burimi. “Nëse ai zgjedh rrugën tjetër, kjo do të ketë pasoja” për të ardhmen e Beogradit me BE, tha zyrtari.

 

Të fundit

Papa i ri na jep lajmin e keq: Vatikani nuk e njeh Kosovën, por…

Papa Leon i katërmbëdhjetë emëroi Luigji Bianko si Nunc Apostolik në Slloveni dhe Delegat Apostolik në Kosovë. Kështu raporton...

Po mbyteshin në det, anija shqiptare “Butrinti” u vjen në ndihmë 13 emigrantëve

Një operacion i suksesshëm nga djemtë dhe vajzat tona të Forcës Detare u regjistrua sot në Detin Egje. Anija “Butrinti” P-134, pjesë e misionit të...

U fundos para 170 vitesh, zbulohet në brigjet australiane anija e shekullit të XIX

Pas gati 170 vitesh të zhdukur nën ujërat e trazuara të bregdetit të Australisë Jugore, arkeologët detarë kanë zbuluar rrënojat e anijes tregtare holandeze...

Tentativat e para të rinovimit, Raphinha i pakënaqur nga oferta e Barcelonës

Raphinha nuk është i kënaqur me ofertën fillestare të Barcelonës për rinovimin e kontratës, raporton gazeta katalanase “Sport”. Klubi Blaugrana kishte propozuar vetëm një...

“Berisha ka larguar çdo zë kundër brenda partisë”, Kadilli: Militantët nuk tërhiqen

“Sali Berisha ka larguar çdo zë kundër brenda partisë”, kështu u shpreh analisti Fatbardh Kadilli gjatë një intervistë në “Tirana Live”, në ABC News,...

Lajme të tjera

Web TV